29 Mars 2024

PPJD dhe BMA behën më konkurruese për tregjet ndërkombëtare

Prishtinë, 19 dhjetor - Shoqata e përpunuesve dhe eksportuesve te Produkteve Pyjore Jo-drusore (PPJD) dhe Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA) - Organika ka organizuar ceremonin për shpërndarjen e certifikatave të Organike për 25 kompani kosovare që merren me grumbullimin, kultivimin dhe përpunimin e PPJD-ve dhe BMA-ve.

Ceremonia u organizua nga Shoqata ORGANIKA, që prej disa vitesh ka vënë në zbatim aktivitetin për promovimin e certifikimit organik të këtyre kompanive vendore.

Certifikata organike, që është lëshuar  nga trupa certifikuese Albinspekt, është dëshmi e plotësimit te standardeve  te cilësisë së produkteve dhe rrit besueshmërinë e blerësve dhe konsumatorëve.

“Certifikata organike është në një mjet të fuqishëm të marketingut, siguron blerësit se produkti i përmbahet standardeve të larta te cilësisë , dhe ia rritur  vlerën e produktit” thotë Faton Nagavci, Drejtori Ekzekutiv i shoqatës ORGANIKA, teksa flet për rëndësinë e këtij certifikimi.
 
Aktiviteti për promovimin e certifikimit organik të kompanive në sektorin e produkteve pyjore jodrusore dhe bimëve aromatike e mjekësore implementohet nga Shoqata ORGANIKA, me mbështetje nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim .

Shoqata ORGANIKA u themelua në vitin 2013 nga operatorë në sektorin e produkteve pyjore jo-drusore dhe bimëve aromatike dhe mjekësore. Qëllimi i shoqatës është të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesit në këtë sektor dhe ta zhvillojë sektorin, duke promovuar produktet e Kosovës në tregje të eksportit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)