24 Prill 2024

Policia gjenë në veri te Mitrovicës sasi të mallit komercial pa mbulesë

Mitrovicë, 1 gusht - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion Mitrovicë-veri ka siguruar informacione se në Fshatin Zherevnicë  – Zveçan gjendet një depo ku në të ka mallra komerciale të ndryshme  për të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara.

Hetuesit rajonal policor të Mitrovicës-veri  kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe operacionale ku edhe është identifikuar lokacioni ku gjendet kjo depo me pronar (A. R. i lindur në vitin 1984) në Zveçan ,  dhe duke bashkërenduar aktivitetet e mëtejme me Njësitin  Antikontraband nga Dogana e Kosovës, me autorizimit të Prokurorit nga prokuroria themelore në Mitrovicë me datën 31.07.2018 është  kryer kontroll në depon në fjalë.
 
Gjatë realizimit të kontrollit pronari nuk ka qene prezent për shkak se i njëjti ditë më parë ishte arrestuar nga zyrtarët policor nga stacioni i Zveçanit, sipas urdhëresës për arrestim të lëshuar nga Gjykata e Mitrovicës për vepra të ndryshme penale, mirëpo prezent gjatë kontrollit ka qene babai i tij.

Gjatë kontrollit është zbuluar se në këtë depo gjinden sasi e konsiderueshme e mallit të ndryshëm komercial për të cilat pronari, në këtë rast babai i pronarit  nuk ka qenë në gjendje që ta prezantoj dokumentacionin përkatës për të dëshmuar prejardhjen e mallit. Malli që rezulton si në vijim është konfiskuar nga ana e zyrtareve doganor.
 
- Verë Chardanay 192 shishe ,
- Verë Krstac 360 shishe  ,
- Verë Vranac 3396 shishe ,
- Makinë ( linje ) Prodhimi me pajisje përcjellëse ,
- Rafta metalik 9 (nëntë) cope ,
- Fotokopje Color 9 (nëntë) cope ,
- Kompresor 1 ( një ) cope , 
- Vaj motorik 15w40 - 2915 lit. ,
- Vaj hidraulik HL68 - 300 lit. ,
- Tretës Nitro - 14.628 lit. , .
 
Pas konfiskimit, malli i lartcekur është dërguar në Degën Doganore në Mitrovicë, kurse veprimet policore do të vazhdojnë të kryhen nën autorizimet e Prokurorit nga prokuroria themelore në Mitrovicë.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)