29 Mars 2024

Policia arreston një person për transportim të mishit në kushte jo higjienike

Pejë, 19 korrik - Drejtoria Rajonale e Policisë Pejës ka njoftuar se deri sa patrulla e Stacionit Policor në Istog, ishte në pikë kontrolli ne fshatin Gurrakoc, ka ndaluar personin e dyshuar i cili ishte duke vozitur automjetin VW Caddy me targa vendore, gjatë kontrollit te automjetit në bagazhin e tij është gjetur një sasi e mishit i cili transportohej ne kushte jo higjienike.

I dyshuari se bashku me automjetin është shoqëruar në Stacionin Policor Istog për  intervistim,  janë njoftuar inspektorët sanitar dhe Prokurori i shtetit.

Nga inspektorët sanitar është bërë inspektimi i mishit dhe sipas inspektorëve sasia e mishit ishte rreth një qind e pesëdhejtë (150) kg, pasi që nga i dyshuari nuk është prezantuar ndonjë dokument përcjellës, sasia e mishit nën përcjellje të Policisë së Kosovës dhe inspektorëve sanitar, është bërë asgjësimi i mishit në deponinë e mbeturinave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)