16 Prill 2024

"Plani Juncker" nxit 264.3 miliardë euro investime

Bruksel, 10 shkurt - Një raport i publikuar nga Komisioni i BE-së, thotë se "Plani Juncker" ka nxitur 264.3 miliardë euro investime, të cilat kanë favorizuar rreth 589 mijë ndërmarrje të mesme dhe të vogla.

Dokumenti thekson se deri në shkurt të këtij viti, Fondi i Investimeve Strategjike i Europës, ose i ashtuquajturi "Plani Juncker", ka investuar kryesisht në pesë vende të BE-së, si në Greqi, Estoni, Bullgari, Potugali dhe Spanjë.

Përballë rënies së investimeve në Europë pas krizës monetare ndërkombëtare dhe të krizës së borxheve, kryetari i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, paraqiti në fund të vitit 2014 një plan investimesh, që krijoi Fondin e Investimeve Strategjike të Europës me një kapital prej 21 miliardë eurosh për të nxitur investime private e publike dhe që tre vjet më vonë arriti në 315 miliardë euro.

Në shtator të vitit të kaluar, Komisioni i BE-së, Parlamenti Europian dhe Këshilli i BE-së ranë dakord që ta zgjasin afatin e 'Planit Juncker' nga vera e vitit 2018 deri më 31 dhjetor 2020, me objektiv kryerjen e investimeve me një vlerë të përgjithshme prej 500 miliardë eurosh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)