20 Prill 2019

Përshkallëzimi i luftës tregtare, rrezik i madh për ekonominë globale

Londër, 19 tetor - Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë Roberto Azevedo paralajmëroi në Londër se përshkallëzimi i vazhdueshëm i luftës tregtare përbën një rrezik të madh për ekonominë botërore dhe se tregtia globale po përballet me një krizë.

Azevedo tha se ekonomistët e OBT-së kanë bërë vlerësimin e mundësisë së konflikteve tregtare, duke përfshirë ndikimin e mundshëm të një lufte tregtare në shkallë të gjerë.

Sipas këtyre vlerësimeve, nëse ka një ndalim të plotë të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e tregtisë, rritja e tregtisë globale do të pakësohet deri në 17 %, kurse rritja globale e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) do të ulet me 1.9 % dhe miliona veta do të mbeten të papunë.

Numri një i OBT-së u shpreh se bashkësia ndërkombëtare ka përgjegjësinë për të lehtësuar tensionet dhe duhet të angazhohet në më shumë dialog në kuadër të OBT-së, ose kjo organizatë duhet të gjejë zgjidhje për problemet brenda sistemit tregtar shumëpalësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti". (Pallati i sporteve në Prishtinë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 12:30)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Lansohet projekti #Forheroines. (Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00)