28 Mars 2024

Për 11 vite Dogana ka mbledhur 4,7 miliard euro

Prishtinë, 3 shtator - Sot me një ceremoni modeste në ambientet e Drejtorisë së Doganës u shënua 11 vjetori i themelimit të Doganës.

Dogana e Kosovës gatë këtyre 11 viteve të kaluara ka bartur barrën kryesore për financimin e buxhetit të Kosovës, ku që nga themelimi i saj e deri më sot ka derdhur në buxhetin e Kosovës 4,7 miliard euro të grumbulluara nga taksave kufitare.

Drejtorin i përgjithshëm me këtë rast falënderojë stafin për angazhimin e dhëne gjatë këtyre viteve duke I inkurajuar që të vazhdohet kjo punë, me qëllim të arritjes së nivelit të një organizate moderne shembull për vendin dhe regjionin.

Dogana e Kosovës vjel rreth 65% e të hyrave të Buxhetit Kosovës me një mesatare të investimit publik prej 0,01 cent për çdo 1 euro të mbledhur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)