10 Prill 2021

Panxha e Bislimi trajtojnë rritjen e eksporteve për produktet Made in Kosova

Prishtinë, 7 prill - Astrit Panxha, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, sot pati një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ku diskutuan për gjendjen e ekonomisë në vend si dhe masat e reja antiCOVID-19.

Gjatë takimit u diskutua më shumë për sektorin e prodhimit, dhe potencialin e tij përgjatë këtij viti.

Po ashtu Klubi i Prodhuesve e informojë zëvendëskryeministrin Bislimi për pikësynimet e programit dhe aktiviteteve të cilat planifikon që ti zhvilloj, ku fokusi do të jetë tek trajnimi dhe rritja e eksporteve për produktet Made in Kosova.

Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdoi edhe në të ardhmen, dhe ky bashkëpunim të thellohet në projekte konkrete të cilat do të kontribuonin për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të prodhimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)