05 Qershor 2020

Pandemia shkakton çrregullime të jashtëzakonshme në tregtinë botërore

Prishtinë, 15 maj - Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregtinë globale po rezulton në çrregullime të pa precedenta të zinxhirëve të furnizimit, derisa prodhimi dhe konsumi dita ditës po shënojnë rënie të dukshme. 

Anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë patën mundësinë të diskutojnë mbi këtë temë në një konferencë virtuale me ish-kongresmenin amerikan Jerry Weller, i cili tani është Këshilltar i Lartë në kompaninë ligjore të tregtisë ndërkombëtare Sandler, Travis & Rosenberg, P.A dhe Nicole Bivens Collinson, Drejtoreshë e Marrëdhënieve të Tregtisë Ndërkombëtare dhe Qeverisë në Sandler, Travis & Rosenberg, P.A., dhe Drejtoreshë Menaxhuese në zyrën në Washington.

Ish-kongresmeni Weller gjatë kësaj konference tha se pavarësisht rënieve në ekonomi duhet të merren parasysh avantazhet dhe mundësitë e krijuara në sektorët e importit dhe eksportit.

Ai potencoi se Kosova duhet të konsiderojë programin e SHBA-së mbi Sistemin e Përgjithësuar të Preferencave (GSP) si pjesë të instrumenteve të nevojshme për rivitalizim të ekonomisë pas COVID-19. 

Për më tepër, ai u shpreh se në rrethana të tilla stabiliteti politik është mëse i nevojshëm në të gjithë botën, meqë mos ekzistenca e këtij të fundit ndikon negativisht në strategjitë e rimëkëmbjes ekonomike. Ish kongresmeni gjithashtu theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të të gjithë mekanizmave bashkëpunues për vendet e prekura nga pandemia drejt uljes së dëmeve si ekonomike ashtu edhe shëndetësore.

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare tregtare Nicole Bivens Collinson theksoi se pandemia ka ndikuar rëndë në ekonominë dhe tregtinë botërore duke krijuar çrregullime në zingjirët e furnizimit dhe tregjet financiare, derisa shtoi se nëse gjendja përmirësohet ka mundësi për rimëkëmbje financiare brenda dy viteve.

Sipas saj, edhe pse Kina ishte duke marrë një rol udhëheqës në mesin e investitorëve ndërkombëtarë në disa vende jo të zhvilluara duke pasur kështu një proporcion të madh në mallra botërore, pandemia e ka vënë në një pozitë shumë të vështirë ku edhe ka rezultuar me tkurrje negative në rritje.

Collinson gjithashtu tha se edhe ekonomitë më të zhvilluara po parashikojnë se viti 2020 do të jet vit i rënies së ndjeshme ekonomike, gjersa përmendi masat e ndryshme kufizuese të cilat kanë ndikim jashtëzakonisht negativ në tregtinë globale.

Sipas saj, kufizimet e tilla kanë shkaktuar dhe mund të shkaktojnë probleme të reja meqë jo të gjitha ekonomitë prodhojnë respiratorë, barna apo produkte të tjera mbrojtëse për t’u përballur me krizën shëndetësore, ashtu si nuk prodhojnë edhe produkte ushqimore të konsumuara në mënyrë të përditshme.

Frymëzim Isufaj, zëvendësambasador i Kosovës në Shtetetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu foli mbi mundësitë ekzistuese për kompanitë kosovare që burojnë nga Sistemi i Përgjithësuar i Preferencave, duke përmendur se ambasada kosovare në Amerikë do të ishte e lumtur të ofronte asistencën e saj për ndërmarrjet e interesuara të eksportojnë në SHBA.

Ndërsa, ndërmarrësit anëtarë të Odës Amerikane, të prekur shumë nga ndikimi i pandemisë në veprimtaritë e tyre, morrën pjesë në mënyrë aktive në këtë konferencë, duke diskutuar mbi pasiguritë e kohëzgjatjes së krizës dhe ndikimit të shtuar që ajo vazhdon ta ketë në aktivitetin ekonomik në përgjithësi, por edhe në tregti në veçanti. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)