20 Prill 2024

OEAK njofton investitorët potencialë me mundësitë e investimit në Kosovë

Prishtinë, 27 shkurt - Oda Ekonomike Amerikane (OEAK) ishte nikoqire e përfaqësuesve të fondit River Styxx Capital me seli në Sofje të Bullgarisë, që drejtohet nga Elvin Guri, i cili njëherit është edhe investitor i mirënjohur nga Shqipëria që operon në Bullgari.

Gjatë takimit u diskutua për interesimin e kompanisë River Styxx Capital për investime në Kosovë në sektorë të ndryshëm që ofrojnë mundësi për investime.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, mirëpriti interesimin e z.Guri dhe të kompanisë së tij për shtrirje të investimeve edhe në Kosovë, derisa e konsideroi si shumë pozitive për tërë rajonin edhe përfshirjen e kësaj kompanie në telekomin shqiptar.

Kompania River Styxx Capital së fundmi ka shtrirë praninë edhe në sektorin e telekomit në Shqipëri, pas marrëveshjes së arritur për blerjen e Telekom Albania. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)