01 Qershor 2020

OEAK dhe OEK kërkojnë nga Qeveria në detyrë të mos cenojë ekonominë e lirë

Prishtinë, 4 prill - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) shprehin shqetësimin e tyre lidhur me vazhdimin e praktikave të favorizimit të ndërmarrjeve publike, përmes zbatimit të gabueshëm të Ligjit të Prokurimit Publik në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovë.

Në këtë aspekt Oda Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës shprehin shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e Qeverisë në detyrë për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurim Publik, për shërbimet telekomunikuese që ofron Telekomi i Kosovës si shërbime me rëndësi të veçantë shtetërore, me ç’rast Qeveria në detyrë ka shkelur në mënyrë direkte dispozitat ligjore dhe kushtetuese për trajtimin e barabartë të ndërmarrjeve publike dhe private.

Operatorët privat të licencuar kanë të njëjtat të drejta dhe obligime si të gjithë operatorët e tjerë publikë, prandaj në këtë aspekt edhe trajtimi i tyre duhet të jetë jodiskriminues, e kjo rregullohet qartazi edhe me Ligjin për Prokurim Publik i cili i detyron autoritetet kontraktuese të trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë operatorët ekonomikë dhe ua ndalon atyre të kryejnë ndonjë aktivitet që e zvogëlon, e aq më tepër e eliminon konkurrencën e lirë. E shkelja e parimeve të konkurrencës së lirë tashmë është konfirmuar edhe nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.
 
Praktika e vazhdueshme e keqinterpretimit të nenit 9.4 të Ligjit për Prokurim Publik ka cenuar operacionet e operatorëve privatë duke dëmtuar ata financiarisht e duke rrezikuar me këtë edhe ekzistencën e tyre, duke përcjellë me këtë edhe një porosi të keqe për investitorët e huaj.

Oda Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës rikujtojnë Qeverinë në detyrë dhe institucionet e tjera të Republikës së Kosovës se këta operatorë privatë përmes investimeve ët tyre të vazhdueshme kanë ndikuar në krijimin e vendeve të reja punës si dhe ofrimin e shërbimeve cilësore.

Prandaj duke i rikujtuar institucionet edhe për obligimin e tyre për respektim të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës kërkojnë shfuqizimin e vendimit në fjalë, duke u përmbajtur në të ardhmen nga vendime të cilat favorizojnë ndërmarrje të caktuara pavarësisht. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)