24 Korrik 2019

OAK, KSB dhe OEMVP lidhin bizneset për të rritur eksportin

Prishtinë, 15 mars - Mundësitë e bashkëpunimit, ndërlidhja e bizneseve të Kosovës, Maqedonisë dhe atyre Sllovene, ishte arsyeja që Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Klubi Slloven i bizneseve organizuan një takim të përbashkët. E ftuar në këtë aktivitet nga OAK ishte Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Kryetari i Bordit të OAK-së Skënder Krasniqi, para të pranishmëve prezantoi rëndësinë dhe punën që OAK në kontinuitet po bënë për bizneset. Krasniqi theksoi rëndësinë e lidhjes së Memorandum Bashkëpunimit me Klubin Slloven të Bizneseve duke theksuar që ky takim u organizua me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe mundësive për bashkëpunim përmes takimit të drejtpërdrejt të bizneseve mes vete.

Ndërsa Bajram Fusha Kryetar i Klubit Slloven, prezantoi institucionin që drejton, bashkëpunimet me institucionet në Kosovë, fushat e fokusuara, anëtarët e tyre, sjelljen e investitorëve, gjetjen e partnerëve, organizimin e vizitave studimore dhe panaireve në Slloveni.

Fusha tregoi arsyen e thirrjes së takimit në bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës, e cila u bë me qëllim të krijimit të mundësive të bashkëpunimit të ndërsjellë të bizneseve të Sllovenisë dhe bizneseve të Kosovës, shkëmbimit të përvojave dhe njohurive të dyanshme.

Fusha njëherësh ftoi bizneset që t’i drejtohen lirshëm përmes OAK-së tek KSB për çdo kërkesë që kanë, interesat e tyre, gjetjen e tregut dhe krijimin e partneritetit, të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara.

Ndërsa Nebih Hoxha Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore falënderoi OAK-në për ftesën dhe u shpreh i kënaqur me një organizim të këtillë duke e parë si një aktivitet shumë të nevojshëm në mes bizneseve të rajonit.

Pas takimit u organizua edhe një koktej rasti ku të pranishmit dhe bizneset u njoftuan për së afërmi, ndanë përvojat e tyre në lidhje me aktivitetet që bëjnë, njohuritë dhe shkëmbyen kontaktet.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 korrik 2019

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të dëshmojë nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me 14 komuna të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:00) 

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë - Shqipëri, në Vërmicë. (Pika kufitare e Vërmicës, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim drejtorin e UNHCR. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Qendra Mediale me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon mbahet debatin publik, me temë: "Taksa 100 për qind - kush fitoi, e kush humbi dhe çfarë?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizon panairin me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim Sam Paice, udhëheqës i sektorit për demokratizim në Ambasadën Britanike. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:30)

- Komuna e Gjilanit organizon ceremoninë e dorëzimi te donacionit për shëndetësi nga Besnik Benz. (Qendra Klinike e Mjeksësisë Familjare, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)