22 Tetor 2020

OAK kërkon të liberalizohet tregu i punës Kosovë - Shqipëri

Prishtinë, 25 shtator - Problemet e mëdha të bizneseve për të regjistruar të punësuarit nga Shqipëria, për të cilët po ka nevojë shumë biznesi e në veçanti zona e Prizrenit dhe Gjakovës dhe lehtësimi i këtyre procedurave që qytetarët e shtetit Shqipëtar të regjistrohen në sistemin tatimor të Kosovës si të punësuar të barabartë në treguin tonë ishin qëllimi i takimit të përfaqësuesve të OAK-së me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, duke kërkuar që ky problem të jetë në tavolinën e bisedimeve të dy Qeverive që pritet të mbahet me datën 2 tetor.

OAK shpalosi këtë sfidë me të cilën po përballen bizneset që kanë të punësuar staf nga Shqipëria dhe theksoi barrierat me të cilat po përballen për të u regjistruar në tregun e punës në Kosovë.

Andaj nga Ambasadori kërkoi përkrahje në mënyrë që këto formalitete të eleminohen dhe të mundësohet liberalizimi i tregut të punës në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

OAK këmbnguli që ka probleme të mëdha në këtë drejtim dhe u potencua që autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të krijojnë lehtësira për këta të punësuar.

Ambasadori Minxhozi duke mirëkuptuar këtë kërkesë, shprehu gatishmëri për përkrahje dhe theksoi që do ta sensibilizojë si çështje në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Të dyja palët ranë dakord që kjo është çështje thelbësore që ky proces të shtyhet përpara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2020  - Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën virtuale më temë 'Sa do të ndikojë moratorimumi një vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës?' (Online, ora 10:00)  

 - Admovere organizon promovimin e publikimit 'Të Damkosurit e Ballkanit - Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë'. (Hapësirat e KultPlus Caffe Gallery te Fontana në Ulpianë, ora 10:00)  

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton mediat se nesër do të lansohet data-baza per tregtinë në shërbime. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin Vjetor i Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe përfaqësuesi te OJQ, “Ngritja e Zërit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj - Stublla raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për Komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Prizren, ora 12:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare dhe KOMRA Rrjeti i Pajtimit organizon debatin mbi Politikat e Kujtesës dhe Praktikat e Përkujtimit në Evropën Juglindore. (Debati do të transmetohet direkt në Facebook dhe Youtube kanalin e KOMRA Rrjeti për Pajtim, ora 17:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e Hidajete Pireva, Mjeke, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, Fushë Kosovë, Vlora Maholli, Mjeke, QKMF, Fushë Kosovë dhe Hajrie Hoti, Mjeke, QKMF, Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje!, mban konferencë për media në lidhje me skandalin e vjedhjes së më shumë se 2 milion euro nga Thesari i Shtetit. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 15:00)