19 Prill 2024

OAK kërkon ri-negociim të marrëveshjes së CEFTA-së

Prishtinë, 10 prill - Impaki i taksës 100 % me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinen dhe klima e të bërit biznes ishin ndër çështjet kryesore të diskutimit në takimin e përfaqësuesve të OAK-së me Liburn Aliun, deputet i Kuvendit të Kosovës.

Aliu përgëzoi Odën e Afarizmit të Kosovës për punën e bërë deri më tani dhe shtoi që kërkon të informohet për qëndrimin e OAK-së lidhur me ndikimin e taksës 100% në bizneset dhe ekonominë e vendit.

Kryetari i bordit Skënder Krasniqi tha që OAK është pro taksës, mirëpo tash e sa vite ka dhënë një alternativë e cila do të evitonte taksën dhe do bënte që Kosova të mos ketë probleme me ndërkombëtarët.

Ri-negociimi i marrëveshjes së CEFTA-së dhe hyrja e Kosovës në CEFTA si shtet konsiderohet i domosdoshëm, sepse pjesë e saj jemi si UNMIK gjë e cila shkel Kushtetutën e Kosovës, shtoi Krasniqi.

Nënkryetari Arsim Selmonmusaj theksoi që ri-negociimi i CEFTA-së do t'i vendoste vendet e rajonit para dy alternativave: të na pranojnë si Republikë e Kosovës ose në të kundërt do t'i vendosin vetes barriera me ne, situatë e cila do të krijonte pikë pozitive për Kosovën tek ndërkombëtarët.

Sekretari i bordit Diamant Elshani shtoi që momentalisht komunikimi ndërmjet institucioneve dhe bizneseve është në minimum dhe se ligjet ekzistuese po i largojnë invesitorët e huaj pasiqë shpeshherë janë edhe në kundërshtim me njëri-tjetrin.

Anëtari i bordit Hasan Gigollaj u fokusua tek oferta e varfër që Kosova ka për investitorët e huaj, e cila bënë që ata të mos ndalen në Kosovë por të kalojnë në shtetet e rajonit.

Aliu shtoi që këtë takim e konsideroi frytdhënës në mënyrë që të merrë imputet drejtpërdrejtë nga bizneset dhe të loboj në shtyerjen përpara të tyre.

OAK në këtë takim u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi, nënkryetari i bordit Arsim Selmonmusaj, sekretari i bordit Diamant Elshani, anëtari i bordit Hasan Gigollaj, koordinatorja Qendresa Ibrahimi dhe zyrtaret Mirjeta Shala, Rreze Cana dhe Vanesa Gashi.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)