25 Shkurt 2020

OAK kërkon përshpejtim të Ligjit për Tregtinë e Brendshme

Prishtinë, 23 janar - Klima e të bërit biznes në vend, problemet me të cilat ballafaqohen bizneset, ankesat e mëdha për problemet me Energjinë Elektrike, konfliket mes Ligjeve, Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Investimet Strategjike të ndryshoj dhe të bëhet funksional, mosaplikimi i vendimeve të marra nga ana e dy Qeverive dhe kontrolli i cilësisë së bukës, ishin disa nga pikat që u diskutuan në takimin e delegacionit të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe  Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ku u zhvillua një takim mjaft konstruktiv.

Anëtari i bordit të OAK-së Hamdi Malushaj foli për klimën të bërit biznes duke e konsideruar si fushë shumë të ndieshme, dhe sfidat në të cilat po kalojnë bizneset ku si shkas i shumë problemeve, ato po vijnë deri te falimentimi i tyre. Malushaj kërkoi mbështetje nga Ministri Shala, që të jap kontributin e tij në ngritjen dhe avancimin e bizneseve kosovare.

Ndërsa Hysni Zogaj anëtar i bordit të OAK-së, ndër të tjera theksoi që taksa ka dhënë rezulatin e saj, dhe si shkas bizneset tona kanë pasur më shumë prodhim.  Zogaj gjithashtu ngriti si shqetësim çështjen e humbjes prej 85 milion euro nga Trusti Pensional, duke theksuar se ato të holla duhet të investohen në Kosovë, e jo të humbin në tregje të panjohura, andaj ai kërkoi nga menaxhuesit që të japin përgjegjësi për këto humbje.

Zogaj u deklarua se OAK është në dispozicon për të dhënë kontributin e saj në çdo kohë, në mënyrë që sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset vendore të tejkalohen.

Në anën tjetër Ministri Shala ofroi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës dhe bizneset, duke premtuar angazhim maksimal nga ana e tyre, drejt krijimit të një klime sa më të përshtatshme të të bërit biznes, dhe se MTI është duke punuar në këtë drejtim.

Ministri Shala u shpreh i gatshëm që në çdo kohë të pres investitorët e huaj dhe të ofroj bashkëpunimin e tij maksimal.

Gjithashtu u diskutua edhe për promovimin e prodhimeve vendore brenda dhe jashtë shtetit, dhe se OAK është një lobuese e madhe për sjelljen e investitorëve të jashtëm në Kosovë, duke kontribuar në zhvillimin e vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020 - Ministri i MPBAP-së, Agim Veliu do ta vizitojë Policinë i cili do të pritet nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj. (Drejtoria e Përgjithshëm, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i MPBAP-së, Agim Veliu do ta vizitojë Kampinë e policisë “Vrella“ Sllatinë. (Kampi Vrella në Sllatinë, ora 10:45)

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovë, Jean Marie Speich. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30 - vetëm pamje)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00  - vetëm pamje)

- Ipeshkvia e Prizrenit organizon meshën e shenjtë kushtuar e Imzot Nikë Prelës në 24 vjetorin e kalimit në amshim. (Katedralja “Nëna Terezë”, nga ora 16:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, lidhur me çështjen e riorganizimit të procesit mësimor në komunën e Kamenicës.  (MAShTI, ora 16:00

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e ekspozitës Infrared: Additions. (Rr. Henrik Bariq, nr 5,  Shtatëmbëdhjetë, Prishtinë, ora 18:00)