18 Janar 2020

OAK kërkon masa të rrepta reciprociteti me Maqedoninë

Prishtinë, 3 tetor - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) është shumë e shqetësuar që prap po pengohet eksporti i rasadit të peshkut me origjinë nga Kosova në Maqedoninë e Veriut dhe kërkon nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë  së Kosovës, Endrit Shala që me urgjencë ta zgjidhë këtë problem.

Edhe pse vendimi i datës 01.06.2019 me të cilin ndalohet importi i peshkut të gjallë që dedikohet për rritje ose mbushjen e hurdhave me peshq të vegjël me prejardhje nga Kosova, është shfuqizuar gjatë muajit që lam pas, eksporti përpsëri po pengohet.

Ndryshimi i ligjit dhe procedurave nga ana e Maqedonisë së Veriut po bëhet një pengesë shumë e madhe jo vetëm për bizneset tona por edhe për bizneset e Maqedonisë të cilat furnizohen nga Kosova.
 
Në lidhje me këtë OAK ka kontaktuar me biznesin Trofta dhe me biznesin Fresh Fish nga Gostivari, i cili ka theksuar që me ndryshimet e fundit që janë bërë bizneset, nuk kanë qenë të informuara paraprakisht duke u krijuar kështu një barrierë shumë e madhe për bashkëpunim.

OAK kërkon nga Ministri Shala që të ndërmarr masa urgjente në recirpocitet deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje

Kujtojmë që bilanci tregtar Kosovë Maqedoni edhe ashtu është ne disbalancë të madhe në dëmë të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020 - Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)