05 Gusht 2020

OAK kërkon lirimin e plotë të lëndës së parë dhe përkrahje për bizneset

Prishtinë, 6 korrik - Lirimi i plotë i lëndës së parë, krijimi i arkës patriot, subvencionimi i eksportit, përshkallëzimi i TVSH-së në turizëm dhe hotileri, ulja e normave të interesit nga BQK, përkrahja e bizneseve nëpërmjet pakos së rimëkëmbjes ishin disa nga çështjet që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me Ministren e Financave Hykmete Bajrami.

Gjatë këtij takimi OAK theksoi emergjencën e finalizimit sa më parë të pakos së rimëkëmbjes në mënyrë që bizneset të kenë mundësi që të mbijetojnë, dhe operojnë më tutje në këtë kohë pandemie, qasja më e lehtë në financa, rëndësia e subvencionimit të kamatave, riprogramimi i kredive pa kosto shtesë, shtyerja e tatimeve e subvencionimi i pagave të të punësuarve u cilësuan disa nga kërkesat më emergjente të bizneseve aktualisht.

OAK shpalosi propozimet e bizneseve për pakon e rimëkëmbjes dhe theksoi vështirësitë më të cilat janë duke u përballur bizneset si rezultat i vonesave të mëdha që janë duke u bërë në ekzekutimin e pakos emergjente, ku biznesi në këtë periudhë nuk ka gjetur mbështetje tek shteti. Rënia e qarkullimit dhe operimi larg planifikimeve, ka vendosur bizneset në një gjendje të vështirë financiare si rezultat i së cilës rrezikojnë të humbin shumë vende të punës.

Ndërsa nënkryetari i OAK-së Arsim Selmonmusaj si problematikë ngriti pikën 15 të vendimit të Qeverisë për ndërprerjen e aktivitetit në sektorin e identifikuar të institucioneve përkatëse të listuar sipas gjurmimit aktiv epidemiologjik, duke kërkuar ndryshimin e kësaj pike, meqë ky vendim është vështirë i realizueshëm dhe do të dëmtojë bizneset në nivel shumë të lartë. Selmonmusaj gjithashtu ngriti si çështje koston prej 5 % të kthimit të parave të metalta në kartmonedha, e cila po ashtu po rëndon bizneset.

Ministrja Hykmete Bajrami theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me përfaqësuesit e biznesit për fuqizimin e sektorit privat. Bajrami i njoftoi përfaqësuesit e OAK-së për angazhimin e Ministrisë për të trajtuar nevojat dhe kërkesat e bizneseve dhe u shpreh e hapur për çështjet që ka në kompetencë digasteri që ajo drejton dhe ka kapacitete, do të angazhohen për të implementuar në programin e rimëkëmbjes.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi – kryetar i bordit, Arsim Selmonmusaj -nënkryetar i bordit dhe Qendresa Ibrahimi – koordinatore në OAK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020 - Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)