20 Gusht 2018

Novergjia ankohet në OBT për tarifat amerikane mbi çelikun dhe aluminin

Oslo, 13 qershor - Ministria e Jashtme e Norvegjisë bëri të ditur që Oslo i ka paraqitur një ankesë zyrtare Organizatës Botërore të Tregtisë mbi tarifat e reja të ShBA-së për çelikun dhe aluminin.

Ministria deklaroi se "shpërfillja e Uashington-it për rregullat e OBT-së dobëson besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara në tregtinë ndërkombëtare dhe minon rregullat e bazuara në sistemin e tregtisë shumëpalëshe".

Deri tani, Bashkim Europian, Kanadaja, Meksika, Kina, India dhe disa ekonomi të tjera kanë kërkuar konsultime me ShBA-në për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi shtimin e tarifave.

Prej 1 qershorit, ShBA-ja vendosi tarifa prej 25 për qind për çelikun dhe 10 për qind për aluminin e importuar nga BE-ja, Kanadaja dhe Meksika.

Vendosja e tarifave të reja u konsiderua nga BE-ja si "proteksionizëm i pastër". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2018 - Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë - Salla P-31, ora 10:00 - Vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e madhe të Fakultetit tëFilologjisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Seminarin e  37-të të Letërsisë, Gjuhës dhe Kulturës Shqipe. (Fakulteti Filologjik- Universiteti i Prishtinës, ora 11:00)

- Rifillon prodhimi në fabrikën e Ferronikelit, respektivisht tek dalja e metalit te parë. (Fabrika Newco Ferronikeli, Drenas, ora 12:30)

- Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, do të mbaj konferencë për media. (Objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, rruga, Luan Haradinaj, ora 13:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Suharekës. (Objekti i Komunës, Suharekë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme për media në cilën flasin deputetet, Arbërie Nagavci dhe Saranda Bogujevci. (Zyret e Vetevendosjes, ora 15:00)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë 5 regjioni i Prishtinës. (Sheshi Zahir Pajaziti afër Hotel Grand. ora 18:00)