06 Gusht 2020

Norma vjetore e inflacionit, e matur në qershor ishte 0.1%

Prishtinë, 10 korrik - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin qershor 2020.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.4%) në muajin qershor 2020, krahasuar me muajin maj 2020.

Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-2.8%); perimet (-9.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.5 për qind) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupi i COICOP-it: përdorim i pajisjeve për transportin personal (1.0%) – (ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës) me një ndikim të këtij nëngrupi prej (0.1 për qind) në IHÇK.

Ndërkaq, norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin qershor 2020 me muajin qershor 2019 ishte 0.1%.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.2%); mish (1.0%); qumësht, djathë dhe vezë (2.6%); vajra dhe yndyrëra (1.6%); pemë (8.7%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3.6%); kafe, çaj dhe kakao (7.9%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2.2%); pije alkoolike (1.7%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (0.8%) - (ngritje e çmimeve të drunjve për ngrohje); pajisje shtëpiake (1.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.6%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (5.2%); shërbime ambulantore (5.5%); blerje e automjeteve (0.8%); shërbime telefonike dhe të telefaksit (0.7%); shërbime hoteliere (3.0%); gjëra personale (4.2%); sigurime (19.2%) – (ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5 për qind në IHÇK.

Në këtë periudhë, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi i COICOP-it: përdorim i pajisjeve për transportin personal (-18.1%) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës) me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-1.4 për qind) në IHÇK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020 - Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)