16 Korrik 2020

Njësit e anti-kontrabandës ndalojë disa raste të kontrabandimit

Prishtinë 28 maj - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se Njësitet Antikontrabande së gjatë detyrave zyrtare kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të mallrave në tri (3) raste të ndara.

Fillimisht në qytetin e Mitrovicës është hasur një automjet duke shkarkuar miell në një depo, ku gjatë kontrollit është gjetur sasia mbi 10 tonë me origjinë nga Serbia dhe pa dokumentacion përkatës.

Në rastin tjetër njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë kanë tentuar të ndalin një furgon që dyshohej për kontrabandë, i njëjti gjatë tentimit të shmangies së ndalesës nga personat zyrtar është rrokullisur.

Ky furgon ishte duke transportuar pije të gazuara joalkoolike në sasi rreth 2000 litra si dhe produkte tjera ushqimore.

Njësitet Antikontrabandë tek udhëkryqi i Lipjanit kanë ndalur një furgon cili vinte nga drejtimi i Ferizajt dhe që barte rreth 6000 litra vaj motorik dhe hidraulik dhe i cili nuk kishte mbulesë dokumentacioni.

Si rrjedhojë e kësaj ndalese është bërë edhe kontrolli i depos së kompanisë ne Podujeve ku edhe aty është gjetur sasia prej 460 litra te mallit përkatës pa dokumentacion përkatës.

Si rezultat i aktiviteteve janë sekuestruar tri automjete të cilat kanë shërbyer për transportimin e këtyre mallrave, derisa vlera e mallrave të ndaluara është mbi 10 000.00 €. Kurse raste janë proceduar për procedurë të mëtejme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2020

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me miratimin e deklaratës politike në mbështetje të riafirmimit të vlerave të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me inspektorët e tregut do të vizitojë disa operator ekonomik për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19. (MTI, ora 10:45)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Fushë Kosovës ku do te takohet me kryetarin Burim Berisha. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Objekti i AKSP-së në Vushtrri, ora 11:00)

- ADMOVERE e të mbështetur nga KFOS publikon promovimin e raportit "Sfidat e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19". (Zyret e ADMOVERE-s në Ulpianë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komunës se Fushë Kosovës Burim Berisha vizitojn lokacionin e Muzeut të Natyrës tek Pishat, mbi fshatin Bardh i Madh. (Bardh i Madh, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” dhe “Bibliotekës Qarkulluese”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Lagjja “Dardania”, ora 15:30)

- Mbahet dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2021 për banorët e lagjeve I, II,II,IV dhe V të qytetit të Rahovecit. (objekti i Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”,  ora 19:00)