29 Maj 2020

Një rritje e papritur e tregut të punës në Gjermani

Bon, 30 prill - Tregu i fortë i punës në Gjermani ka befasuar ekspertëtdhe politikanët. Sipas të dhënave të fundit të Zyrs federale të Punës,numri i të papunëve në muajin prill ra me 160.000,  në 3,4 milionëgjithsej.

Shefi i kësaj zyre, Frank-Jürgen Weise, foli në Nyremberg për një \"zhvillim të papritur në këtë fillim viti\".

Një nga arsyet për këtë tani janë programet konjukturore të qeverisë federale dhe bumi i arritur në disa sektorë.

Ministrja gjermane për Punë, Ursula  von der Leyen, e cilësoi tregun gjerman të punës si \"shkëmb në mes të dallgëve\".  

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mbanë konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)