25 Prill 2024

Nisin tensionet tregtare SHBA - Indi

Washington, 6 mars - Administrata e presidentit amerikan Donald Trump tha se do t'ia heqë statusin e vendit të preferuar në tregti Indisë, duke e akuzuar Nju Delhin për praktika të padrejta tregtare.

Presidenti e informoiKongresin se do ta heqë Indinë nga Programi i Vendeve të Preferuara, që u lejon vendeve anëtare të sjellin pa doganë në Shtetet e Bashkuara mallra me vlerën deri në 5,6 miliardë dollarëve.

Trump tha se po e merrte këtë vendim, ngaqë New Delhi "nuk i kishte siguruar Shtetet e Bashkuara se do t'i bënte lëshime të arsyeshme në sektorë të ndryshëm të tregut indian."

Ky vendim i Presidentit hyn në fuqi pas 60 ditësh. India ka qenë përfituesja kryesore e programit për vende të preferuara në tregti, duke filluar nga viti 1970.

Zyrtarët indianë thanë thanë se nuk kanë ndërmend të vendosin tarifa si përgjigje ndaj vendimit të Uashingtonit.

Administrata Trump tha gjithashtu se do t'ia heqë edhe Turqisë statusin e vendeve të preferuara, me argumentin se ky vend ta patur përfitime të konsiderueshme nga ky program që ka ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit dhe pakësimin e varfërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)