24 Shtator 2018

Nis jetësimi i kredisë prej 14 milionë euro të Bankës Botërore për MTI-në

Prishtinë, 13 mars - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur në takim drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë Marko Mantovanelli  dhe zëvendësin e tij Diego Martin.

Ministri Hasani u dakordua më Mantovanellin që të nisë jetësimi i projekt-kredisë me Bankën Botërore “Rritja e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport”.

Kjo kredi kap vlerën e 14.3 milionë euro, që do të financohet nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), e Grupit të Bankës Botërore, që është një fond për vendet me nevoja të mëdha për zhvillim.

Kredia e Bankës Botërore do t’i prekë tri komponentë kryesore: Investime kapitale në laboratorët teknik të Infrastrukturës Kombëtare të Cilësisë , Reforma e Inspeksioneve në Kosovë si dhe grande mbështetëse për ndërmarrjet eksportuese kosovare.

Ministri Hasani informoi drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Mantovanelli , se si do të jetësohet kredia dhe i siguroi se do të ketë transparencë të plotë të procesit.

“Do të më keni mbështetje të plotë dhe nuk do të ketë asnjë pengesë ose  neglizhencë në implementimin e projektit. Po ashtu procesi do të jetë shumë transparent dhe llogaridhënës”, tha Hasani.

Ministri Hasani dhe Mantovanelli diskutuan për reformat gjithëpërfshirëse të sistemit të inspektimeve, që u konsiderua si projekt shumë i rëndësishëm.

Po ashtu u shpalosën objektivat që i ka ministria, që nëpërmes kredisë 14.3 milionë euro, të ketë veprime konkrete në përmirësimin e tri fushave, ku edhe është parapa që kredia të implementohet.

Mantovanelli tha se është koha kur mund të nisë implementimi i kredisë, që sipas tij, MTI-ja ka punuar shumë që t’i zë të gjitha afatet e përcaktuara.

“Është koha kur ne mund të fillojmë implementimin e kredisë. Shpresojmë se do ta kalojmë këtë objektiv”, tha Mantovanelli.

Kredia do t’i ndihmojë Agjencisë Kosovare të Metrologjisë, Agjencisë së Standardizimit, dhe Drejtorinë e Akreditimit për t’u kualifikuar për të nënshkruar marrëveshjet për njohje me Komitetin Ndërkombëtar të Peshave dhe Masave dhe Forumit Ndërkombëtar për Bashkëpunim-Akreditim të Laboratorëve.

 

Kalendari

Ngajrjet e datës 24 shtator 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës, shqyrtimi i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)


- Misioni i OSBE-së do të publikojë dy raporte që kanë të bëjnë me legjislacionin dygjuhësh dhe respektimin e të drejtave gjuhësore në Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta për shënimin e Ditës Evropiane të Gjuhëve. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e Diskutimit me temë "Monitorimi i Planit Strategjik të KPK-së: Ku po qëndron sistemi prokurorial në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik?". (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës së Sportit Evripian Federate e çiklizimit te Kosovës organizon garën e hapur çiklistike për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat nga 20 deri 100 km. (Gjilan, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të shoqëroj Drejtoreshën e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, gjatë vizitës ku ata do të përcjellin një Vullnetare të Korpusit të Paqës në punë në shkollën e saj në një fshat të Kosovës. (Shkolla fillore “Nëna Tereza”, fshati Vranidoll, ora 11:15)

- Organizata ETEA, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do ta organizojë “Ditën e Librit të Ndaluar” me temën “Librat digjen, (por) idetë jo”, si përgjigje ndaj cenzurës, me theks të veçantë te cenzurimi i librave. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha për Eksport në UniCredit Bank Austria AG Sabina Eder do të nënshkruajnë marrëveshjen për kredi në vlerë prej 5.349 milionë euro për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 15:00)

- Mbahet diskutim i hapur me shkrimtarin dhe publicistin Veton Surroi mbi temën “Librat digjen, (por) idetë jo” me moderim nga Liridona Sijarina. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 15:00)

- Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohen me Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Republikën e Shqipërisë.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 15:00)

- Organizohet shfaqja e filmit “Fahrenheit 451” në bashkëpunim me “Film n’park”. (Parku i Qytetit të Prishtinës, ora 19:00)