23 Prill 2024

Nëse ShBA-ja tërhiqet nga OBT, kjo do të sjellë kaos tek kompanitë amerikane

Washington, 4 shtator - Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë Roberto Azevedo në një intervistë për "Bloomberg News" ka deklaruar se nëse ShBA-ja tërhiqet nga OBT-ja, kjo do të sjellë kaos tek kompanitë amerikane që operojnë në mbarë botën.

Fjalët e Azevedo-s janë përgjigje ndaj kërcënimit të 30 gushtit nga presidenti Trump për t'u tërhequr nga OBT-ja.

Në një intervistë për "Bloomberg News" po atë ditë, Trump tha se nëse Organizata Botërore e Tregtisë nuk e ndryshon qasjen e saj ndaj ShBA-së, ajo do të tërhiqet nga organizata.

Azevedo tha se sipas Trump-it, ShBA-ja është trajtuar padrejtësisht nga OBT-ja. Në përgjigje të kësaj, Azevedo argumentoi se asnjë vend nuk mund të fitojë gjithmonë në rastet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Në fakt, ShBA-ja ka fituar më shumë se 90% të rasteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)