24 Korrik 2019

Nënshkruhet MB për promovimin e eksportit dhe tërheqjen e investimeve

Prishtinë, 7 nëntor - Klubi i Prodhueseve të Kosovës sot nënshkroi një memorandum bashkëpunimi së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës për promovimin e eksportit dhe tërheqjen e investimeve të huaja, që kanë për synim rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve prodhuese kosovare dhe ekonomisë vendore.

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, z.Astrit Panxha u shpreh i kënaqur me fillimin e këtij bashkëpunimi në mes të këto dy institucioneve. “Ne, si Klub i Prodhuesve e shohim Odën si institucionin më të lartë ekonomik i cili duhet të shtyjë përpara fuqizimin e prodhimit në vendin tonë. Ne do të jemi aleat dhe bashkëpunues në prezantimin e Kosovës si një vend në të cilin mund të investohet. Bashkërisht me Odën Ekonomike do të shfrytëzojmë rrjetet tona për promovimin e eksportit si në vendet e Bashkimit Evropian, SHBA dhe në Lindje të Mesme.”

Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z.Berat Rukiqi theksoi se ky memorandum është fillimi i një bashkëpunimi të përbashkët për të krijuar kushte më të mira për kompanitë vendore. “Kështu, me angazhime konkrete do të mundohemi që së bashku të bëjmë promovimin e investimeve dhe eksportit si dhe krijimin e vende të reja të punës.”

Për gjatë ceremonisë së nënshkrimit të memorandumit të dy palët po ashtu përkrahën vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për miratimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina të ju vihet taksë prej 10%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 korrik 2019

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të dëshmojë nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me 14 komuna të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:00) 

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë - Shqipëri, në Vërmicë. (Pika kufitare e Vërmicës, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim drejtorin e UNHCR. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim kryetarin e Komunës së Malisheves, Ragip Bega, më të cilin do të nënshkruajnë memorandume të bashkëpunimit për financimin e projekteve në fushën e mjedisit. (Kabineti i Ministrit, kati 17, ish objekti Rilindja, ora 11:00)

- Qendra Mediale me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon mbahet debatin publik, me temë: "Taksa 100 për qind - kush fitoi, e kush humbi dhe çfarë?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizon panairin me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim Sam Paice, udhëheqës i sektorit për demokratizim në Ambasadën Britanike. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:30)

- Komuna e Gjilanit organizon ceremoninë e dorëzimi te donacionit për shëndetësi nga Besnik Benz. (Qendra Klinike e Mjeksësisë Familjare, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)