20 Prill 2024

Në klimën e një lufte tregtare sot fillon takimi i nivelit të lartë të G-20

Buenos Aires, 30 nëntor - Udhëheqësit botërorë po përgatiten për takimin e nivelit të lartë të G-20s, një samit që fillon sot në Buenos Aires dhe që pritet të jetë mjaft i nxehtë.

Siç njofton Zëri i Amerikës, takimi dy-ditor mbahet në klimën e një lufte tregtare që ka krijuar tensione në ekonominë globale si dhe në atmosferën e rreziqeve të sigurisë që shtrihen nga Ukraina e deri në Lindjen e Mesme dhe në Detin e Kinës Jugore.

Takimi i nivelit të lartë i G-20s në Buenos Aires pritet të jetë skenë përplasjesh, pasi udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha të botës marrin pjesë në samit në klimën e një lufte tregtare mes tyre.

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të rrisë tarifat ndaj importeve të Kinës nga 10 në 25 për qind në një vlerë prej 200 miliardë dollarë.

Ai ka paralajmëruar për tarifa të tjera, nëse nuk arrihet marrëveshje me Pekinin për çështje si pabarazitë tregtare dhe pronësia intelektuale. Shtëpia e Bardhë beson se ajo zotëron kyçin për të arritur një marrëveshje.

"Shumica e vëzhguesve besojnë se Kina është në rënie, ndërsa Shtetet e Bashkuara vijnë në këtë takim me një pozitë shumë të fortë," thotë Larry Kudlow, Këshilltar Ekonomik i Shtëpisë së Bardhë​.

Kina ka paralajmëruar për pasoja të rënda nëse lufta tregtare intensifikohet.

"Në shekullin e kaluar patëm dy luftëra botërore, dhe mes tyre një depresion të madh. Nuk mendoj se dikush duhet të përpiqet që historia të përsëritet", thotë Cui Tiankai, ambasadori i Kinës në SHBA​.

Samiti i parë i udhëheqësve të njëzetëshes u mbajt pas krizës financiare globale të vitit 2008.

Tristen Naylor është analist në Shkollën Ekonomike të Londrës i cili ka theksuar se tani, pas një dekade, kërcënimi më i madh ndaj rendit ekonomik botëror vjen çuditërisht nga mbrojtësi kryesor i këtij rendi, me luftërat proteksioniste tregtare të nisura nga Presidenti Trump dhe me politikën Amerika e Para.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)