21 Janar 2022

Në CEFTA si shtet dhe jo më përmes UNMIK-ut

Prishtinë, 24 nëntor - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përshëndet veprimin e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, për dërgimin e shkresës në sekretariatin e CEFTA-së në mënyrë që të përfaqësohemi si shtet e jo përmes UNMIK-ut.

OAK gjatë takimeve të realizuara ndër vite me Institucionet e vendit, vazhdimisht ka kërkuar që Kosova në CEFTA të përfaqësohet si shtet me të drejta të plota dhe jo si UNMIK siç është duke ndodh tani e 13 vite që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008.

Për më tepër, ne kemi nënshkruar këtë marrëveshje pa mbrojtje paraprake të asnjë produkti dhe është shumë e rëndësishme që Kosova përfundimisht të fillojë mbrojtjen e produkteve vendore dhe ç’do pengesë që i krijohet të veprojë me reciprocitet të plotë.

Ministrja Hajdari është e vetmja që deri më tani ka përkrahur këtë kërkesë dhe ka ndërmarr hap konkret për adresimin e kësaj çështje, e cila është për t’u përshëndetur dhe falënderon publikisht Ministren Hajdari për trajtimin e rastit të përfaqësimit të Kosovës në CEFTA, duke konsideruar që si shtet duhet të trajtohemi të barabartë me të gjitha vendet e tjera nënshkruese të kësaj marrëveshje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)