24 Prill 2024

Në 2011, euro barazohet me dollarin

Londër, 16 qershor - Rimëkëmbja e ngadaltë e ekonomisë dhe problemet me defiçitin e lartë buxhetor në shumë vende të eurozonës, do të fundosin monedhën e përbashkët europiane deri në atë pikë sa të barazohet në këmbim me dollarin amerikan.

Ekspertët thonë se në 2011-ën, një euro do këmbehet me një dollar. Paralajmërimi vjen nga Qendra për Kërkimet Ekonomike dhe Biznesin në Londër, e cila në një raport tre mujor parashikon se për të forcuar rritjen ekonomike, Rezerva Federale do të rrisë normat e interesit në Shtetet e Bashkuara, në fund të këtij viti.

Në kontrast me këtë thuhet në raport, dobësia e ekonomisë në europë, do të detyrojë Bankën Qëndrore Europiane të mbajë normat e interesit në nivele të ulëta.

Daglas Mekuilliams, drejtues i qendrës, thote se është e pashmangshme që në njëfarë pike euro të thyhet dhe sipas tij, kjo do të ndodhë shpejt- ndoshta për 5 apo 10 vjet. Monedha e përbashkët europiane ka shënuar një rënie me 30 cent kundrejt dollarit amerikan, dhe me rritjen e interesave në sistemin bankar amerikan, do të bjerë edhe 20 cent.

Çarls Dejvis, bashkëautor në raport, thotë se rimëkëmbja ekonomike cuditërisht është e shpejtë në vendet në zhvillim, në një kohë që ekonomitë e zhvilluara rreziku mbetet i dukshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)