29 Mars 2024

Ndalohen dy persona për “Mos Deklarim të Mallit”

Prishtinë,  16 korrik - Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar  se Stacioni policor Qafa e Morinës gjatë punës policore në stacionin kufitar ka ndaluar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë në të cilin ishin dy persona.

Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët në SPK Qafa e Morinës janë hasur në 116 shishe të plastikës dy (2) litërshe të mbyllura, të mbushura me mjaltë, sasia e mjaltës është përafërsisht 232 kilogram (e pamatur), mall i padeklaruar gjatë kalimit të kufirit shtetëror.

I dyshuari  që ishte pasagjer në veturë ka pranuar pronësinë e shisheve të mbushura me  mjaltë.

Me urdhër të Prokurorit hapet rasti “Mosdeklarim i Mallit”. Rasti i kompletuar i është dorëzuar zyrtarëve doganorë në SPK Qafa e Morinës, së bashku me mjaltën e konfiskuar për veprime të mëtutjeshme.


Bashkangjitur keni foton e mallit të padeklaruar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)