19 Prill 2024

Nafta hapet me rënie në New York pas rishikimit të PBB-së

New York, 29 gusht - Çmimet e naftës ranë dje në hapje të tregut në New York, pas rishikimit me rënie, pak më të vogël nga sa pritej, të shifrave të rritjes ekonomike në Shtetet e Bashkuara.

Dje rreth orës 13:00 GMT, në Nju Jork Mercantile Exchange (Nymex) fuçia e naftës "light sweet crude" për shitjet e tetorit u shkëmbye me 73,09 dollarë, një rënie prej 27 centësh në krahasim me raportin e mëparshëm.

"Ekonomia nuk ka rënë", theksoi Phil Flynn, i PFGBest Research. "Rritja nuk ka një rënie aq të madhe sa parashikohej".

Sipas vlerësimit të dytë zyrtar të PBB-së në tremujorin e dytë, i publikuar pak përpara hapjes së tregut të naftës, rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara ishte 1,6 për qind në ritëm vjetor.

Kjo është një rënie shumë e madhe në krahasim me vlerësimin e mëparshëm (2,4 për qind). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)