18 Prill 2024

Nafta, çmimet rriten sërish

New York, 29 qershor - Brenda 6 javëve të fundit, çmimi i naftës nëpër tregjet botërore ka arritur të shënojë nivelin më të lartë që ka patur ndonjëherë. Lajmi konfirmohet nga mediat e huaja, sipas të cilave kjo gjë po ndodh në një kohë kur monedha e përbashkët evropiane, Euro, ka vazhduar të mbivlerësohet ndaj dollarit amerikan.

Konkretisht, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një fuçi naftë u shit deri në 80.47 dollarë për fuçi, në një kohë që në Londër u kap shifra e 78 dollarëve. Por sipas ekspertëve të ekonomisë, në këtë rritje të çmimeve të naftës ka ndikuar edhe lajmi për ndërtimin e armëve nukleare të Iranit si dhe kërcënimet për grevë të punonjësve të rafinerive të naftës në Francë.

Pas shumë javësh që ishin vetëm në rritje, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare e ka mbyllur ditën e djeshme në një nivel prej 78 dollarësh për fuçi. Gjatë fundit të vitit 2009 dhe fillimit të vitit 2010, çmimet e arit të zi pësuan një rritje që kaloi 80 dollarë për fuçi, duke treguar se ekonomia botërore kishte shpresa për t’u rimëkëmbur.

Kërkesa e lartë për naftë u mbështet edhe nga i ftohti i madh që përfshiu Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një pjesë të madhe të Europës. Rënia në çmimet e arit të zi në bursat ndërkombëtare erdhi pas deklaratës së bërë nga karteli i naftës OPEC. 11 vendet prodhues më të mëdhenj të arit të zi në botë kanë bërë të ditur sipas “Reuters”, se recesioni ekonomik botëror vazhdon që të ulë kërkesën për naftë, në një kohë që nga ana e kartelit ka një rritje të ofertës.

OPEC-u bën të ditur se në muajin janar 2010 janë prodhuar 26.80 milionë fuçi, prodhim ky me rreth 150 000 mijë fuçi më shumë. Nga ana tjetër, OPEC vazhdon të besojë se edhe viti 2010 do të jetë i vështirë për sa u përket çmimeve të arit të zi, në një kohë që monedha europiane vazhdon që të humbasë terren ndaj dollarit amerikan.

Nafta kapërceu nivelin më të lartë të 15 muajve të fundit në tregjet ndërkombëtare vetëm dy javë më parë, pas të ftohtit që ka përfshirë pjesën më të madhe të Europës. Por rritja e çmimit të naftës duket se nuk ka ardhur vetëm nga ky shkak, por ka pasur edhe faktorë të tjerë, të cilët duket se varen tashmë nga ekonomia energjike aziatike.

Banka qendrore e Kinës la tregjet e habitur, duke e ngritur normën e interesit për një tremujor, ndërsa tregjet e morën këtë si një sinjal për forcimin e politikës, duke bërë presion mbi mallrat dhe kryesisht mbi çmimin e naftës. Dyfishimin e çmimit të naftës gjatë vitit 2009 specialistët ia faturojnë kryesisht ekonomisë kineze dhe rritjes së saj të fortë.

Por rënia në 7 dollarë për fuçi e çmimit të naftës në mesin e kësaj jave, pas rënies edhe të indeksit të bursave në SHBA me 2 për qind dhe rritjes së prodhimit nga OPEC-u, tregoi edhe njëherë se ekonomia botërore po vuan ende pasojat e krizës ekonomike që goditi pikërisht një vit më parë, në të njëjtën periudhë. Krahasuar me fillimin e vitit 2009, çmimi i arit të zi është dukshëm më i lartë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)