08 Prill 2020

MTI nënshkruan marrëveshje me"Alket Islami Group”

Prishtinë, 26 mars - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nënshkroi sot marrëveshjen me kompaninë nga Shqipëria “Alket Islami Group” për realizimin e projektit “Kosova nga Ajri”.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje parashihet që kompania  ,,Alket Islami Group”, në bazë të autorizimit të dhënë nga MTI-ja, ta realizojë albumin fotografik “Kosova nga  Ajri”, ku është paraparë që të bëhet  incizimi dhe fotografimi i atraksioneve turistike, evenimenteve turistike  të Republikës së Kosovës nga ajri.

Në marrëveshje parashihet  koha e realizimit të projektit, që do të zgjasë 24 muaj nga dita e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

Një projekt të tillë, kjo kompani e ka kryer në Shqipëri, duke përfunduar dy botimet e para, - projekti i quajtur “Albania from Air” 1 dhe 2.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Prill 2020 - Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj- Berisha dhe prof.Sali Ahmeti, do të  prononcohen për medie ku do të  jepen informatat e fundit lidhur me trajtimin e pacientëve me Covid-19. (Para Klinikës Infektive, ora 11:00)

- Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë Rene Escheman me pjesëmarrës ambasadorin gjerman në Kosovë Christian Held nënshkruajnë dy marrëveshje grant “Rritja e Kapitalit Garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore” dhe “Fondi i Sfidave të Kosovës - Arsimi Profesional dhe Trajnimi”. (Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ora 11:45)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli viziton mulirin "NTP Vali" në Sllatinë të Fushë Kosovës, për t'u informuar për kapacitet prodhuese të miellit në kohë pandemie. (Sllatinë, ora 13:40)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mban takim me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës. (Ndërtesa e komunës, ora 14:00)

- ANP 'Adem Jashari' së bashku me Minsitrin e Shëndetësisë Arben Vitia, organizojnë konferencën për shtyp në lidhje me donacionin që do të dhurojë Aeroporti në luftimin e pandemisë!  (Ministria e Shëndetësisë,  ora 14:30)

- Mbërrin kontingjenti i parë i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19. (ANP “Adem Jashari”, ora 15:45)