28 Mars 2024

MTI nënshkroi marrëveshje për përkrahjen e bizneseve dhe punësimeve

Prishtinë, 13 dhjetor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, sot nënshkroi marrëveshjen për përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe punësimin e të rinjve të Kosovës me programin e Promovimit të Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) të financuar nga Ambasada e Zvicrës, në vlerë prej 7 milionë e 280 mijë franga.

Në emër të PPSE-së, marrëveshjen e nënshkroi drejtori i Zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, drejtori i Zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, tha se punësimi i të rinjve është një sfidë për vendin dhe për zhvillimet e mëtejme.

Ai shtoi se sot po nënshkruajmë marrëveshjen PPSE-së me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ku promovohet sektori privat dhe punësimi, që është pjesë e përpjekjeve të saj nga ambasada e Zvicrës për të mbështetur sektorin privat, zhvillimin dhe punësimin në Kosovë, me fokus punësimin e të rinjve dhe të grave.

“Ne jemi të fokusuar edhe për një fazë prej 7.28 milionë franga, ndërsa në përgjithësi janë investuar rreth 20 milionë për katër vjet në punësim dhe shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me MTI-në”, u shpreh z. Etienne.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, fillimisht shprehu falënderimin e tij ndaj qeverisë zvicerane, popullit zviceran që po e bën për Kosovën, në vlerë mbi 7 milionë franga zvicerane, duke shtuar se është faza e dytë e implementimit të këtij projekti pasi që ka pasur edhe fazë të parë.

Ai tha se qëllimi i këtij projekti është fuqizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku fokus të veçantë i jep punësimit të të rinjve dhe punësimit të gruas.

Më tej ministri Hasani u zotua se ky projekt, kjo marrëveshje e nënshkruar, ky grant i dhënë të jetësohet, që është për katër vitet e ardhshme - deri në vitin 2021 dhe shpresojmë se edhe në të ardhmen qeveria zvicerane do ta përkrahë edhe MTI-në dhe në përgjithësi popullin e Kosovës”, potencoi ministri Hasani.

Sipas ministrit Hasani, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe ai do të jenë gjithherë në mbështetje dhe në promovim të sektorit privat si dhe në promovim të punësimit për të krijuar një ambient sa më të përshtatshëm për të bërit biznes dhe për investime në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)