19 Prill 2024

MTI largon një zyrtar për keqpërdorimit të procesit të shpërndarjes së licencave

Prishtinë, 25 nëntor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat ndaj zyrtarit të MTI-së, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë procesit të shpërndarjes së licencave të disa kompanive private, që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të derivateve të naftës.

MTI rastin e ka proceduar në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe të Korrupsionit.

Përveç procedimit të lëndës në organet e lartpërmendura, zyrtarit në fjalë i është shqiptuar masa disiplinore “Largim nga shërbimi civil”, për të mos e penguar procesin e hetimeve të organeve kompetente deri në zbardhjen e plotë të rastit.

MTI kërkon nga organet kompetente që ta hetojnë dhe ta ndriçojnë rastin sa më shpejt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)