19 Gusht 2019

MTI ka prioritet përkrahjen e prodhimit vendor

Prishtinë, 18 prill -  Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, me ftesë të Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare ka qenë folës në platformën “Business Talks”, ku ka  bashkëbiseduar me bizneset, duke treguar për prioritetin kryesor që është mbështetja e prodhuesve dhe fuqizimi i tyre.

Shala ka theksuar se prioritet absolut në mandatin e tij ka qenë, është dhe do të mbetet përkrahja e prodhimit vendor.

“Jam thellësisht i bindur se me një sektor privat të qëndrueshëm dhe konkurrent dhe një prodhimtari kualitative ne mund ta zhvillojmë ekonominë dhe ta rrisim prodhimit duke forcuar shtetin. Vendimet e MTI-së kanë prek direkt prodhuesin tonë, fermerin tonë në përgjithësi ekonominë e vendit tonë dhe si rezultat i vendimeve tona, i shohim këto me rritje të numrit të të punësuarve, me rritje të kualitetit të prodhimit”, theksoi Shala.

Ministri ka folur edhe për investime të huaja, duke përmendur ndryshimet që janë bërë në Ligjin për Investime Strategjike që kanë ndikuar në rritjen e kërkesave për të investuar në Kosovë.

 “Për më tepër jam shumë i entuziazmuar t’iu tregoj që tashmë kemi filluar me implementimin e ligjit për investime strategjike që ka hyr në fuqi në vitin 2017, dhe viti 2018 ka shkuar për shkak të një udhëzimi administrativ që ka qenë shumë i vështir për tu plotësuar nga bizneset. Me marrjen e detyrës në tetor të vitit të kaluar, kam iniciuar procedura për ndryshim të këtij udhëzimi dhe ka hyr në fuqi në janar të këtij vitit, dhe nga ajo kohë kemi 12 biznese që kanë aplikuar apo janë në proces të aplikimin. Një vetëm e ka marr statusin e investitorit strategjik “Sowi Kosovo LLC” që planifikon investimin e 169 milionë eurove në energji me erë dhe është investimi më i madh direkt që ka ndodhë në Kosovë nga një investitor privat”, tha Shala.

Ministri Shala ka folur para të pranishmëve edhe për ofertën që ia ka bërë gjigantit gjerman për prodhimin e veturave “Volkswagen”, që u vlerësua shumë nga të pranishmit, si rasti i parë që një ministër merr hapa konkret për ta ftuat një investitor të huaj.

Po ashtu Shala përmendni faktin se Gjermania është partneri kryesor ekonomik i Kosovës dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe përmes Odës Gjermano-Kosovare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2019 - Mbahet mbledhja e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" festojnë ditëlindjen e mikut të madh të shqiptarve e mbar njerëzimit ish Presidentit të SHBA, Billi Clinton . (Zyret e shoqatës "Miqtë e Amerikës", që gjendet afë Agjencisë së Statistikave të Kosovës përball Parlamentit, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Biblioteka Universitare, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e kuqe, Fakulteti i Filologjisë, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bëjn përurimin e Stadiumit Ndihmës në lokacionin Boka Boka. (Fshati Korishë në Prizren, ora 11:00)

- Bëhet shfaqja për media e filmit "Shpia e Agës" i Lendita Zeqirit (Kinema Cineplexx, ora 13:00)

-  Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me banorët e rajonit të Hasit dhe Anadrinit, me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ora 19:00)