23 Janar 2021

MTI inspetkon deponitë e derivateve të naftës

Prishtinë, 24 dhjetor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me Inspektoratin e Tregut inspektuan sot deponitë e derivateve të naftës.

Inspektimi u bë në deponinë e kompanisë “Shell Kosova”, nga ku edhe u morën mostrat për vlerësim të cilësisë së naftës.

Ministri Krasniqi u shpreh se ky inspektim po bëhet për të parë se çfarë cilësie e naftës iu ofrohet qytetarëve të Kosovës.

“Vazhdimisht jemi duke bërë vizita nëpër pompa dhe pika të derivateve dhe jemi të fokusuar që t’iu ofrojmë qytetarëve dhe konsumatorëve produkte cilësore në të gjitha fushat. Sot në këtë rast ne morëm mostra në depnoninë e derivateve “Shell Kosova” dhe të shohim se sa përkojnë me ato që deklaruan.

''Prandaj,  për të siguruar cilësi për konsumatorët ne kemi nxjerrë edhe Udhëzime administrative që e rregullojnë këtë treg”, deklaroi ministri Krasniqi.

Ministei Vesel Krasniqi, në mëngjes ka pritur në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve me të cilët ka biseduar lidhur me gjendjen e tregut të derivateve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Dhjetor 2020 - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp. (Zyrët e sindikatës në objektin e ish Germisë, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e parë për media, në të cilën do të shpaloset plani i DnV-së për misionin vëzhgues të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021. (Zyret e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)   

- Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve mban konferencë për media lidhur me pakënaqësitë e Shoqatës me mos përmbushjen e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë dhe mos përfshrirjen e tyre në pakon e rimëkëmbjes ekonomike. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)  

- Federata e Karatesë e Kosovës, ndan çmimin “Karateisti më i Madh Mbarëshqiptar - Enver Idrizi”. (Swiss Diamond Hotel, ora 12:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 16:30)