22 Tetor 2020

MTI e fokusuar për të zhvilluar, promovuar, dhe forcuar ndërmarrësin kosovare

Prishtinë, 7 qershor - Zhvillimi i Biznesit të Vogël dhe të Mesëm është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit tha Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, gjatë konferencës ku u prezantua raporti “Indeksi i Politikës së NVM-ve: Ballkani Perëndimor dhe Turqia 2019”.

Ministri theksoi se që nga marrja e mandatit është fokusuar me të gjithë dikasteret relevant që të krijoj të gjitha parakushtet e nevojshme për të zhvilluar, promovuar, dhe forcuar ndërmarrësin kosovare.

“E bazoj këtë shkas duke vlerësuar rëndësinë e Aktit për Biznes të Vogël, respektivisht vlerësimin për Kosovën,  kjo sepse bizneset e vogla dhe të mesme prodhojnë shumicën e vendeve të punës dhe të ardhurave në vendin tonë. Prandaj, duke nënvizuar se bizneset e vogla kanë përballuar barrën më të madhe të këtij procesi te tranzicionit zhvillimor, me qëllimin që t’iu bëjmë me të lehtë funksionimin dhe zhvillimi e veprimtarive të tyre”, tha ministri Shala.

Shala tha se janë iniciuar një sërë masash që ndikojnë në mënyrë graduale të zhvillimit të ndërmarrësisë, duke përmirësuar qasjen në financa, përmes fondit për garantim të kredive për ndërmarrjet Kosovare.

“Kemi filluar implementimin e programit mbështetës nga Banka Botërore për përmirësimin dhe certifikimin e produkteve kosovare me standarde evropiane dhe kualitetit të tyre për t’i ndërkombëtarizuar ato. Kemi dyfishuar organizimin e pjesëmarrjes se kompanive kosovare në panaire ndërkombëtare me qëllim gjetjen e bashkëpunëtorëve dhe tregjeve të reja për eksport. Kemi themeluar skemën për mbështetje direkete/subvencionim të NVM-ve në blerjen e makinerisë dhe instalimin e teknologjive të reja prodhuese. Kemi krijuar mekanizma, që ndikojnë drejtpërdrejt në krijim të një tregu të qëndrueshëm konkurrues. Kemi rritur inspektimet që konsumatori të jetë i mbrojtur”, tha Shala. 

Shala bëri të ditur se përkrahja e NVM-ve do të vazhdojë të mbetet fokus i MTI-së duke përkrahur ato në rritjen dhe avancimin e teknologjive të reja prodhuese, duke inkurajuar ndërkombëtarizimin e produkteve të tyre.

“Në të njëjtën kohë duke krijuar lehtësira të vazhdueshëm për eksport si dhe duke negociuar dhe arritur marrëveshje tregtare për qasjet në tregje të reja, dhe duke realizuar të gjitha rekomandimet dhe vlerësimet që vijnë nga partnerët tanë ndërkombëtare. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë  përmes programeve konkrete  vazhdon të punojë në ngritjen e konkurrueshmërisë së NVM-ve kosovare. Nga të pranishmit, presim që në fund të këtij takimi  të marrim rekomandimin e publikimit me qëllim të përmirësimit të dimensioneve për aty ku mund të jeni evidentuar hapësira për përmirësim”, tha ministri Shala.

Ndërsa Riccardo Serri nga zyra e Bashkimit Evropian tha se duhet të ngritët sektori i NVM-ve, sepse sipas tij, ky sektor është shumë i rëndësishëm jo vetëm për BE-në, por edhe për Kosovën.

Edhe Marzena Kisielewska, udhëheqëse e Divizionit të Evropës Juglindore, tha se reformat në këtë sektorë janë zhvilluar me efikasitet. “Puna është duke u kryer në mënyrë efikase. Kam një mesazh optimist sepse ka pasur progres në rajon dhe duhet të jeni krenar jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon dhe kjo nënkupton se pritet edhe më shumë nga ju”.

OECD ka vlerësuar se Kosova është ndër vendet që ka bërë përparim të madh në implementimin e aktit të biznesit të vogël.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2020  - Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën virtuale më temë 'Sa do të ndikojë moratorimumi një vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës?' (Online, ora 10:00)  

 - Admovere organizon promovimin e publikimit 'Të Damkosurit e Ballkanit - Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë'. (Hapësirat e KultPlus Caffe Gallery te Fontana në Ulpianë, ora 10:00)  

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton mediat se nesër do të lansohet data-baza per tregtinë në shërbime. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin Vjetor i Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe përfaqësuesi te OJQ, “Ngritja e Zërit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj - Stublla raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për Komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Prizren, ora 12:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare dhe KOMRA Rrjeti i Pajtimit organizon debatin mbi Politikat e Kujtesës dhe Praktikat e Përkujtimit në Evropën Juglindore. (Debati do të transmetohet direkt në Facebook dhe Youtube kanalin e KOMRA Rrjeti për Pajtim, ora 17:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e Hidajete Pireva, Mjeke, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, Fushë Kosovë, Vlora Maholli, Mjeke, QKMF, Fushë Kosovë dhe Hajrie Hoti, Mjeke, QKMF, Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje!, mban konferencë për media në lidhje me skandalin e vjedhjes së më shumë se 2 milion euro nga Thesari i Shtetit. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 15:00)