16 Prill 2024

MTI e aprovon kërkesën për uljen e qirasë në parkun e Drenasit

Prishtinë, 5 janar - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka aprovuar kërkesën e Klubit të Prodhuesve të Kosovës(KPK)  për uljen e nivelit të qirasë për prodhuesit që operojnë në parkun e Drenasit.

KPK ka parashtruar këtë kërkesë duke marrë parasysh që prodhuesit vendor të cilët ushtrojnë veprimtarin e tyre në Parkun Industrial në Drenas po përballën me vështirësi të operimit siç janë kostoja e lartë e qirasë, tatimi në pronë si dhe qasja e vështirë në financa.

Kështu, KPK në kuadër të përmirësimit dhe lehtësimit të mëtutjeshëm të mjedisit e të bërit biznes, si dhe të promovimit të parimit të konkurrencës së drejtë dhe trajtimit të barabartë të kompanive prodhuese në vend kërkoi nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që të ulë nivelin e qirasë për prodhuesit që operojnë në parkun e Drenasit.

Njëkohësisht, ashtu siç parashihet në kontratat e bashkëpunimit,  me ketë vendim prodhuesve do të ju mundësohet edhe shfrytëzimi i pronës si hipotekë pranë institucioneve financiare me qëllim të mundësimit të qasjes më të lehtë në financa.

Këto ndryshime mirëpriten nga KPK sepse përbëjnë një lehtësim të madh sa i përket kostos së operimit dhe do të ju mundësojnë prodhuesve qasje më të lehtë në financa.

KPK falënderon Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për këtë vendim dhe në të njëjtën kohë inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që edhe në të ardhmen të vazhdoj me politika të cilat i mbështesin prodhuesit vendor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)