22 Tetor 2020

MTI bën inspektimin e ndarjes së produkteve bimore dhe shtazore

Prishtinë, 22 shtator  - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me inspektorët e tregut kanë bërë inspektime në disa qendra tregtare për të parë se sa po zbatohet vendimi i kësaj ministrie, i cili ndalon përkohësisht importimin e vajit të palmës dhe produkteve me përmbajtje të këtij vaji. 

Pas inspektimit në super-market “Viva fresh story” në Veternik dhe në “MAXI 24”, në rrugën B në Prishtinë, ministri Krasniqi është shprehur i kënaqur me zbatimin e këtij vendimi. 

“Sot ishim për vizitë te disa pika tregtare në Prishtinë për të parë nga afër sesa po zbatohet vendimi i nxjerr nga ana ime, më 11 shtator e që ka hyrë në fuqi nga data 15 shtator. Ku si arsyeshmëri e kësaj është përdorimi i yndyrës apo vajit të palmës. Ne, sot, nga afër pamë ndarjen e produkteve bimore dhe shtazore se sa po e zbatojnë këtë vendim marketet tona. Dhe nga ajo që pamë deri më tani jemi të kënaqur dhe vendimi ka filluar të zbatohet në përpikëri”, ka deklaruar ministri Krasniqi. 

Ministri ka njoftuar se me vendim është ndaluar importi i të gjitha produkteve që kanë përmbajtje të vajit të palmës. 

“Sigurisht ky vendim është i përkohshëm. Ne me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës kemi bërë të gjitha përgatitjet, kemi marrë mostra te disa prej produkteve që kanë përmbajtje të vajit të palmës dhe janë shitur si produkte të qumështit. Me këto veprime dhe vendime duam ta sigurojmë konsumatorin se çfarë produkte po konsumon.”, është shprehur ministri Krasniqi. 

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, më 11.09.2020, ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të vajit të palmës dhe importit të djathit dhe produkteve të ngjashme të djathit me yndyrë bimore (vaji i palmës).

Me këtë vendim po ashtu obligohen mekanizmat inspektues të institucioneve të Kosovës t’i obligojnë operatorët ekonomikë, që të bëjnë ndarjen e produkteve të qumështit me yndyrë bimore prej atyre me origjinë shtazore. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2020  - Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën virtuale më temë 'Sa do të ndikojë moratorimumi një vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës?' (Online, ora 10:00)  

 - Admovere organizon promovimin e publikimit 'Të Damkosurit e Ballkanit - Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë'. (Hapësirat e KultPlus Caffe Gallery te Fontana në Ulpianë, ora 10:00)  

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton mediat se nesër do të lansohet data-baza per tregtinë në shërbime. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin Vjetor i Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe përfaqësuesi te OJQ, “Ngritja e Zërit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj - Stublla raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për Komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Prizren, ora 12:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare dhe KOMRA Rrjeti i Pajtimit organizon debatin mbi Politikat e Kujtesës dhe Praktikat e Përkujtimit në Evropën Juglindore. (Debati do të transmetohet direkt në Facebook dhe Youtube kanalin e KOMRA Rrjeti për Pajtim, ora 17:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e Hidajete Pireva, Mjeke, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, Fushë Kosovë, Vlora Maholli, Mjeke, QKMF, Fushë Kosovë dhe Hajrie Hoti, Mjeke, QKMF, Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje!, mban konferencë për media në lidhje me skandalin e vjedhjes së më shumë se 2 milion euro nga Thesari i Shtetit. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 15:00)