24 Korrik 2019

Mirëpritet mos lejimi i importit të veturave më të vjetra se 10 vite

Prishtinë, 15 maj - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) e vlerëson si hap pozitiv mos kalimin e amandamentit të propozuar në Ligjin Nr. 05/L-132 mbi Automjetet për heqjen e kufizimit mbi importin e veturave më të vjetra se 10 vite.

Ky hap sipas OEAK duhet të shihet si riafirmim i përkushtimit të Kosovës në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe përafrimit të normave të saj me ato të Bashkimit Evropian.

Oda Amerikane edhe më herët u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që mos ta mbështesin një ndryshim të tillë që do të përkeqësonte situatën në vend si në aspekt të ndikimit mjedisor, ashtu edhe në aspekt të sigurisë në trafik.

"Marrë parasysh faktin se vjetërsia mesatare e automjeteve të regjistruara në Kosovë është mbi 18 vite dhe fakti se vendi përballet me nivele të larta të ndotjes gjatë periudhave të caktuara të vitit, implikimet nga një ndryshim i tillë do të rrisnin edhe më shumë shqetësimet tek qytetarët."

"Padyshim se ndikimet pozitive afatshkurta të një hapi të tillë do të ishin minimale krahasuar me dëmin që automjetet e vjetra mund të shkaktojnë", thekson OEAK. 

Në fund, Oda Amerikane rithekson besimin se moskalimi i këtij amandamenti është në frymë me iniciativat e Bashkimit Evropian për reduktimin e emetimit të gazrave nga automjetet e rënda dhe të lehta.

"Periudha në vijim duhet të karakterizohet me rritje të dinamikës së punës së Kuvendit në shqyrtimin dhe aprovimin e ligjeve që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve dhe përmirësimin e mjedisit afarist, duke marrë parasysh komentet dhe rekomandimet e të gjitha palëve të interesit."

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 korrik 2019

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të dëshmojë nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me 14 komuna të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:00) 

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë - Shqipëri, në Vërmicë. (Pika kufitare e Vërmicës, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim drejtorin e UNHCR. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim kryetarin e Komunës së Malisheves, Ragip Bega, më të cilin do të nënshkruajnë memorandume të bashkëpunimit për financimin e projekteve në fushën e mjedisit. (Kabineti i Ministrit, kati 17, ish objekti Rilindja, ora 11:00)

- Qendra Mediale me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon mbahet debatin publik, me temë: "Taksa 100 për qind - kush fitoi, e kush humbi dhe çfarë?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizon panairin me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim Sam Paice, udhëheqës i sektorit për demokratizim në Ambasadën Britanike. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:30)

- Komuna e Gjilanit organizon ceremoninë e dorëzimi te donacionit për shëndetësi nga Besnik Benz. (Qendra Klinike e Mjeksësisë Familjare, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)