29 Mars 2024

Ministrja Hajdari kthen kontrollin e naftës në Doganë

Prishtinë, 7 maj - Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se ka marr vendim ta rikthej Udhëzimin Adminitrativ e ish ministrës Hykmete Bajrami të marrur në vitin 2017 për cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës.

Ajo gjithashtu ka njoftuar se me këtë vendim, ka anuluar edhe dispozitat kyçe të Udhëzimit Administrativ (MTI) nr. 09/2020 për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës, duke theksuar se tash kontrolli i naftës i kthehet Doganës së Kosovës.

“Kontrolli i naftës i kthehet në Doganë, vendoset ligjshmëria. Falë punës së mirë ekipore në MINT, sot mora vendim për të anuluar dispozitat kyçe të Udhëzimit Administrativ (MTI) nr. 09/2020 për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës, i cili jashtëligjshëm ka bartur kompetencën e kontrollit të konformitetit të karburanteve nga Dogana e Kosovës te kompanitë private të lidhura me ish-pushtetarët”, ka shkruar Hajdari.

Sipas saj, përveç autoritetit ligjor, Dogana ka kapacitetet më të larta për të kontrolluar cilësinë e naftës dhe derivateve dhe për të mbrojtur tregun dhe konsumatorin në Republikën e Kosovës.

Hajdari ka shkruar se “Laboratori i Doganës, që u mbyll kundërligjshëm nga ish-ministri, është investim mbi 1 milion euro nga buxheti i shtetit dhe se vendimi i sotëm siguron sundimin e ligjit dhe mbron kontributin e tatimpaguesve”.

Hajdari po ashtu ka bërë të ditur se ka emëruar një grup punues që do të përmbyllë hartimin e Projektligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme në Republikën e Kosovës.

“Ne do të angazhohemi që ky projektligj t’i paraqitet për miratim Kuvendit të Republikës brenda 100 ditëve të para të qeverisë Kurti II. Vendimi i plotë, me arsyetimin e hollësishëm, botohet në Gazetën Zyrtare dhe në sajtin e Ministrisë”, ka shkruar Hajdari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)