28 Mars 2024

Ministria e Financave njofton prodhuesit vendor për politikat e reja fiskale

Prishtinë, 5 janar - Pas marrjes së vendimit nga Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2017 për masat e reja fiskale për përkrahjen ndaj prodhuesve vendor, Ministria e Financave i informon ata për mënyrën dhe procedurën e zbatimit të këtyre vendimeve të cilat kanë filluar së zbatuari nga 1 janari 2018.

Vendimi nr. 13/7 i datës 6.10.2017 parasheh lirimin nga tatimi i akcizës për të gjithë prodhuesit.

Vendimi nr. 14/7 i datës 6.10.2017 parasheh lirimin nga tatimi doganor për të gjithë prodhuesit që importojnë vet apo përmes kontraktuesve për: Lëndën e parë që përdoret në prodhim, Gjysmëproduktet që përdoren në prodhim, Linjat e makinerive prodhuese si dhe Pajisjet e teknologjisë së informacionit. 

Referuar paragrafit 1.3 të vendimit 14/07 të datës 06.10.2017, ATK-ja do të lëshoj Autorizim me shkrim në rastet e importimit. 

Vendimi Nr.13/07 të datës 06.10.2017 për të liruar nga tatimi i akcizës të gjithë prodhuesit që importojnë vet apo përmes kontraktuesit, për të gjitha burimet e energjisë të cilat përdoren për qëllime të prodhimit, Dogana  e Kosovës si bazë ligjore për të liruar nga tatimi i akcizës do të merr  Autorizimin e ATK-së që lëshohet sipas nenit 48.3 të Udhëzimit Administrativ nr. 03/2015 “Lirimi nga TVSH me rastin e importimit të lëndës së parë” mbi aprovimin e kërkesës së aplikuesit.

Autorizimet e lëshuara nga ATK-ja për lirim (shtyrje) të TVSh-së për prodhuesit do t’i dërgohen në baza të rregullta Doganës për njohje, ndërsa Normativi për prodhim do t’i dërgohet Doganës sipas kërkesës së saj.

Prodhuesit e autorizuar të cilët realizojnë importet e lejuara për lirim (shtyrje) të TVSH-së përmes kontraktuesve, paraprakisht duhet t’i autorizojnë kontraktuesit e tyre përmes autorizimit / kontratës së noterizuar.

Për nevoja të ATK-së, kontraktuesi i autorizuar pas importimit të mallrave të lejuara për nevoja të prodhuesit/përfituesit, duhet trajtuar si furnizim i tatueshëm me normat e aplikueshme për furnizimin përkatës.

Hapat që duhet të ndiqen nga një kompani prodhuese në Kosovë për të përfituar lirimet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)