19 Prill 2024

Ministria e Financave emeton obligacione në shumën prej 20 milion euro

Prishtinë, 14 qershor - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se sot do të mbahet ankandi i nëntë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milion euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit duhet të  kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)