28 Mars 2024

Ministri Murati priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi

Prishtinë, 13 prill - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati priti në takim ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi, ku u diskutua për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.  

Gjatë takimit Ministri Murati dhe Ambasadori Minxhozi diskutuan rreth implementimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, për themelimin e një grupi punues ndërministor mes Kosovës dhe Shqipërisë për trajtimin e çështjeve të ndryshme mes dy vendeve. 

Në takim u diskutua edhe për lehtësimin e lëvizjes së mallrave në mes të dy vendeve si dhe për  krijimin e një mekanizmi i  cili do të shërbejë në rritjen e diversitetit të kompanive që qasen në tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)