21 Janar 2021

Ministri Krasniqi i përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin me ADA-në

Prishtinë, 2 dhjetor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim përfaqësuesit e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
 
Ministri Krasniqi theksoi se në takim kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në veçanti për fushën e ekonomisë, për digjitalizimin e regjistrimeve të bizneseve në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, si dhe për ofrimin e shërbimeve digjitale për Ndërmarrjet Mikro të Vogla dhe të Mesme (NMVM).
 
Ministri Krasniqi është shprehur se është i përkushtuar për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin me Agjencinë Austriake për Zhvillim për t’i mbështetur projektet dhe iniciativat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në përkrahje të zhvillimit të bizneseve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj zyrtaritt te Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Maxhun Maloku për keqpërdorim te pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit të Ferizajt. (Ura afër fshatit Bibaj, ora 11:00)

- Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të mbajë konferencë për media. (Selia e KQZ, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë ''14 kërkesat e AKB-se, bizneseve dhe konsumatoreve deri me 14 shkurt, kur edhe përfundojn zgjedhjet lidhur me rritjen e mirëqenies qytetare dhe pasurimin dhe implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021''.  (Salla e konferencave të AKB-së, ora 13:00)

 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë për ish presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)    

- PDK dega në Prizren, bën prezantimin e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit 2021. (Restaurant ''Rexos'' në Lubizhdë, përballë stacionit të policisë, ora 19:00)