20 Gusht 2018

Ministri Hasani pret në takim përfaqësuesit e EXBS-së

Prishtinë, 14 qershor – Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur dje në takim drejtuesit e lartë të programit EXBS Joe Baldwin, menaxher i programit EXBS për rajonin e Ballkanit dhe Turqinë dhe shefin e zyrës ISN/ECC Dave Froman, ku temë diskutimi ishte plani i propozuar strategjik për Ballkanin.

Ministri Hasani i njoftoi për të arritur e kësaj ministrie, konkretisht për Departamentin e Kontrollit të Tregut dhe Mallrave Strategjike, duke filluar nga infrastruktura ligjore, nënshkrimi i marrëveshjeve me shtetet fqinje.
 
Hasani shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme në asistencë teknike dhe ndihma të drejtpërdrejta financiare.

Po ashtu, në këtë takim u vlerësua rritja e numrit të dhënieve të licencave për importin e mallrave me përdorim të dyfishtë.

“Për shkak që ky departament ka specifika të veçanta ne kemi mbështetur duke filluar nga rregullimi infrastrukturës ligjore, rregulloreve dhe akteve tjera nënligjore që të jemi në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian”, ka thënë ministri Hasani.

Baldwin dhe Froman thanë se përkundër sukseseve të arritura nga ky departament ne prapë do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe më tutje dhe ta mbështesin MTI-në për t’i çuar proceset përpara. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2018 - Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë - Salla P-31, ora 10:00 - Vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e madhe të Fakultetit tëFilologjisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Seminarin e  37-të të Letërsisë, Gjuhës dhe Kulturës Shqipe. (Fakulteti Filologjik- Universiteti i Prishtinës, ora 11:00)

- Rifillon prodhimi në fabrikën e Ferronikelit, respektivisht tek dalja e metalit te parë. (Fabrika Newco Ferronikeli, Drenas, ora 12:30)

- Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, do të mbaj konferencë për media. (Objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, rruga, Luan Haradinaj, ora 13:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Suharekës. (Objekti i Komunës, Suharekë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme për media në cilën flasin deputetet, Arbërie Nagavci dhe Saranda Bogujevci. (Zyret e Vetevendosjes, ora 15:00)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë 5 regjioni i Prishtinës. (Sheshi Zahir Pajaziti afër Hotel Grand. ora 18:00)