20 Prill 2024

MF liron të rinjët nga tatimi doganor për paisjet e Teknologjisë së Informacionit

Prishtinë, 25 mars - Ministri i Financave  Bedri Hamza vazhdon me marrjen e vendimeve të mëdha të cilat kanë efekt te të rinjët e sidmos tek gjinia fëmrore e vendit, për të avancuar në zhvillimin e tyre si në aspektin e karrierës së tyre profesionale po ashtu edhe në ofrimin e mundësive për hapjen e bizneseve të reja me theks të veqantë në ofrimin  e sherbimeve.

Duke pasur parasyshë avancimet e teknologjiisë në kohën e sotme, nuk mundë të parmendohet zhvillimi i karrierës profesionale dhe zhvillimi i biznesit inovativë në ofrimin e shërbimeve të ndryshme nga të rinjët pa paisje të Teknologjisë Informative.

Për këtë arsye Ministri i Financave Bedri Hamza, me qëllim të ofrimit të një mundësie të tillë  për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në veqanti për të rinjët,  ka marrë vendim që nga fillimi i muajit prill të lirojë nga tatimi doganor  të gjitha pasijet themelore të teknologjisë së Informacionit.

Ky vendim  është një mundësi e mirë duke filluar që nga nxënësit, studentët dhe të gjithë ata qytetarë të Republikës së Kosovës që të zhvillojnë karrierën  e tyre dhe të hapin bizese të reja inovative në ofrimin e shërbimeve jo vetëm në Kosovë por edhe jasht saj.

Vendimi  ofon mundesinë që me një kosoto shumë të lirë të gjithë të lartë shënuarit të kenë në posedim  paisjet e fundit të zhvilluara të  Teknologjisë së Informacionit.

Po ashtu duke pasur parasyshë të dhënat  pozitive nga vendimet të cilat tami më kanë hyrë në fuqi me 01 janar 2018, për lirim nga tatimi doganor dhe akciza  për lëndë të parë, gjysëm produkt dhe linja të prodhimit, në fillim të muajit prill do të lirohen nga tatimi doganor të gjithë prodhuesit edhe për pjeset rezervë të linjave të prodhimit.

Edhe ky vendim do të ju mundësoj prodhueseve   që të kenë një kosto shumë të ulët në mirëmbatjen e linjave të prodhimit.

Këto vendime janë vazhdimësi e vendimeve për ta ndihmuar zhvillimin e sektorit privat me theks zhvillimin e prodhimit vendorë i cili do të jetë edhe bartës i zhvillimit ekonomik të vendit. Me qëllimin që sektori privat të jetë bartës i uljes së papunësisë në vendin tonë. Dhe se këto nuk do të jenë vendimet e fundit.

Në gjashtëmujorin e këtij madati janë masat e dyta që po merren dhe shumë shpejt me finalizimin edhe të ligjeve tatimore do të ketë edhe lirime të tjera nga TVSH-ja dhe tatimet tjera si dhe thjeshtëzim të procedurave dhe eliminim të burokracisë të procedurave doganore dhe tatimore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)