16 Korrik 2020

Më 9 qershor do të mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë për vitin 2020

Prishtinë, 2 qershor - Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se më 09 qershor 2020 do të mbahet ankandi i shtatë për vitin 2020.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 30 milion euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2020

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me miratimin e deklaratës politike në mbështetje të riafirmimit të vlerave të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me inspektorët e tregut do të vizitojë disa operator ekonomik për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19. (MTI, ora 10:45)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Fushë Kosovës ku do te takohet me kryetarin Burim Berisha. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Objekti i AKSP-së në Vushtrri, ora 11:00)

- ADMOVERE e të mbështetur nga KFOS publikon promovimin e raportit "Sfidat e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19". (Zyret e ADMOVERE-s në Ulpianë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komunës se Fushë Kosovës Burim Berisha vizitojn lokacionin e Muzeut të Natyrës tek Pishat, mbi fshatin Bardh i Madh. (Bardh i Madh, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” dhe “Bibliotekës Qarkulluese”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Lagjja “Dardania”, ora 15:30)

- Mbahet dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2021 për banorët e lagjeve I, II,II,IV dhe V të qytetit të Rahovecit. (objekti i Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”,  ora 19:00)