25 Shtator 2021

Më 28 nëntor, Tregu i Gjelbër në Gjilan do të jetë i tregtarëve

Gjilan, 7 shtator - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar sot një takim me tregtarët e Tregut të Gjelbër, me të cilët ka diskutuar lidhur me finalizimin e projektit të madh për ta.

Haziri u ka konfirmuar se më 28 nëntor, Tregu i Gjelbër do t’i dorëzohet tregtarëve.
 
Kryetari Haziri ka thënë se arsyeja e vonesës së këtij projekti është pandemia dhe harmonizimi i projektit sipas kërkesave të tregtarëve.

“Pasqyra e një qyteti është teatri dhe tregu. Jam i lumtur që jemi në finalizim të këtij projekti modern dhe më 28 nëntor Tregu i Gjelbër do të jetë i tregtarëve”, ka thënë kryetari Haziri.

Paralelisht me Tregun e Gjelbër, Haziri bëri të ditur se do të përfundohet edhe Tregu i Kafshëve, Tregu i Plaçkave, Tregu i Rërës e Tregu i Veturave, derisa tregjet mobile tash e sa vite janë finalizuar në Zhegër, në lagjen Dardania, në lagjen Iliria e në Arbëri, si mundësi më e lehtë e shitjes së produkteve nga fermerët.

Krejt këto tregje janë në menaxhim të ndërmarrjes lokale “Tregu”, kryeshef i të cilës është Avdyl Jerliu, i cili tashmë është edhe kandidat për asamble nga radhët e LDK-së.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)