20 Prill 2024

Mbyllet panairi “Expokos 2010”

Prishtinë, 9 maj - Congress & Event Organization (CEO ) ka bërë të ditu se sot do të përfundojë punën edicioni i nëntë i Panairit ndërkombëtar të ndërtimit, energjetikës, teknikës dhe mobilerisë “Expokos 2010”

Në panair morën pjesë një numër prej mbi 350 bizneseve ekspozuese nga më se 20 shtete.

Ngjarja u karakterizua me aktivitete të shumta, ku u mbajtën takime të biznesit (B2B) në mes kompanive nga Kosova dhe atyre nga Kroacia dhe Sllovenia të cilat biznese erdhën në panairin EXPOKOS si pavijone nacionale të organizuara në nivel shtetëror, përkatësisht nga Oda Sllovene e Artizanatit dhe e biznesit të vogël si dhe Oda Ekonomike e Kroacisë dhe Ministria e Ekonomisë e Kroacisë.

Përveç atyre nga Kroacia dhe Sllovenia, në mënyrë të organizuar erdhi edhe pavijoni nacional Turk i përbërë nga dhjetëra kompani, të cilat për herë të dytë sollën në Prishtinë një numër të madh të ofertave për tregun kosovar dhe atë rajonal duke e konsideruar Prishtinën dhe Kosovën si pikë reference për t’ju qasur hapësirës së Ballkanit perëndimor.

Para bizneseve të huaja dhe atyre vendore në panair, Agjencia për Promovimin e Investimeve (APIK) mbajti një prezantim në lidhje me mundësitë e investimeve të huaja në Kosovë dhe potencialet që paraqet vendi ynë për investitorët e huaj.

Në këtë prezantim mori pjesë edhe ambasadori I Sllovenisë në Kosovë z. Jozef Help, i cili në fjalën e tij tha se Kosova dhe Sllovenia kanë shumë potenciale dhe mundësi të bashkëpunimit ekonomik i cili duhet të intensifikohet në periudhën vijuese.

Panairi zgjoi interesim shumë të madh dhe u vizitua nga delegacione të shumta afaristësh jo vetëm nga Kosova por nga të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë.

Ashtu sikurse panairet e zhvilluara ndërkombëtare, edhe panairi Expokos 2010 u karakterizua me laramani ofertash të cilat bazohen në trendet më të reja zhvillimore. Në këtë kontekst mund të përmendim energjinë alternative e cila gjeti vend me rëndësi në Expokos. Sektori energjetik, gjatë panairit pati prurje interesante inovative në aspektin e zhvillimit të resurseve nga energjia alternative si ajo solare, dhe forma tjera nga fusha e bio energjisë. etj.

Në Expokos 2010 morën pjesë kompanitë me renome nga rajoni dhe vendet e BE-së, të cilat ekspozuan një gamë të gjerë të ofertave si: Makineri moderne prodhuese dhe përpunuese për industrinë e metaleve dhe të drurit, produkte nga sektori i automatikës, materiale ndërtimore, makineri ndërtimi, materiale izoluese, ashensorë, inovacione në klimatizim, dyer dhe dritare për të gjitha shijet, sanitari, vegla pune, sisteme të ndërtimit të shpejtë të shtëpiva nga druri, zyra projektuese, kompani që ofrojnë matje gjeodezike, etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)