28 Mars 2024

Marrëveshja mes Turqisë dhe Serbisë krijon rreziqe për Kosovën

Prishtinë, 1 shtator - Oda Ekonomike e Kosovës, (OEK), ka informacione se nesër (02 shtator 2010), hyn në fuqi marrëveshja për tregtinë e lirë në me Serbisë dhe Turqisë e cila mund të i shkakton shumë dëme ekonomisë së Kosovës, ka deklaruar Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK-ut.

Ne Beograd është vlerësuar se kjo marrëveshje do të përbente një shtytje të re për bashkëpunimin në mes të dy vendeve. Këmbimi tregtar mes Serbisë dhe Turqisë në vitin 2009 ka kapur shumën prej 480 milionë eurosh dhe ata tani presin që një ekonomi në ekspansion, sikur ajo turke, do të krijonte shanse të reja për Serbinë, jo vetëm në fushën e tregtisë së thjeshtë por sidomos në atë të importit të lëndës së parë dhe gjysmë fabrikateve me kushte të volitshme që mundëson marrëveshja në fjalë,  përpunimi i tyre dhe plasmani ne tregun evropian.

 “Vite me radhë Oda Ekonomike e Kosovës është duke rekomanduar arritjen e një marrëveshjeje të tillë me shtetin turk duke i pasur parasysh marrëdhënie të shkëlqyera politike të Kosovës me këtë vend dhe duke besuar se pala turke vetëm sa do ta mirëpriste një marrëveshje të tillë.  Kjo nisme e Odes Ekonomike është ngritur, elaboruar dhe propozuar zyrtarisht në Ministrinë e Tregtisë. Fatkeqësisht deri më tash nuk ka asnjë hap konkret në implementimin e kësaj ideje”, tha Gërxhaliu.

OEK vlerëson se hyrja  në fuqi e kësaj  marrëveshje e sjell ekonominë e Kosovës në një situatë të disfavorshme ndaj vendit që e kundërshton pavarësinë e saj duke mos i zgjedhur mjete. Kjo pozitë inferioriteti nuk do të bëjë vetëm me qasjen më të ngushtë të Kosovës në tregun turk në krahasim me Serbinë, por do e hap seriozisht edhe mundësinë e krijimit të fenomenit të rieksportit të mallrave turke në Kosovë përmes Serbisë.

Për shkak të mungesës së marrëveshjes e cila do të mundësonte tregtinë e lirë mes Kosovës dhe Turqisë, mallrat që vijnë nga Turqia ngarkohen me doganë dhe tani ekziston droja për  rieksporton e mallrave turke, të cilat si më të lira do të eksportoheshin nga Turqia në Kosovë përmes Serbisë, e jo drejtpërsëdrejti dhe konform logjikës së mirëfilltë biznesore.

Për këtë arsye, Oda Ekonomike kërkon nga Qeveria e Kosovës trajtimin serioz të kësaj çështje, përderisa ajo gjendet në fazën fillestare të një problemi.

Oda Ekonomike konsideron se, nëse nuk ndërmerret një qasje proaktive ndaj krijimit jo vetëm të kushteve për tregtinë e lirë me Turqinë, por edhe të lehtësimit të formave më të larta të prodhimit të përbashkët, një treg i cili është tradicionalisht i drejtuar ndaj Turqisë, sikurse ai i Kosovës, importi i vitit kaluar nga ky vend ka kapur shumën prej 137 milion eurosh, shumë shpejt mund te gjendet në situatë që bizneset e Kosovës do ta kanë më lirë dhe më lehtë që për blerjen e mallrave turke të negocioj me kompanitë serbe sesa drejtpërdrejti me ato turke.


Për këtë arsye OEK-u kërkon nga Ministria e Tregtisë që menjëherë të filloj me përgatitjen për nënshkrimin e një marrëveshje të tillë me Turqinë. Oda Ekonomike është, po ashtu, e mendimit se kjo marrëveshje do të duhej të përfshinte edhe format e kooperimit më të lartë ekonomik i cili do të mund të ishte kulm që ngritët mbi këmbimin kontinual dhe tradicional tregtar në mes të dy vendeve.

“Kur kihen parasysh tendencat për aplikimin e teknologjive të sofistikuara në ekonominë e Turqisë, Kosova mund të ketë shanse të mëdha të inkuadrohet drejtpërsëdrejti në nxjerrjen e mësimeve nga një zhvillim i tillë ekonomik, por edhe të shndërrohet në partner të rëndësishëm të ekonomisë turke në përpunimin e lëndës së parë në gjysmëfabrikate apo në zhvillimin e industrisë së tekstilit nga e cila Turqia synon të largohet. Por, të gjitha këto shanse do të mbesin në letër nëse qëndrojmë duarkryq  dhe shikojmë se si na parakalojnë edhe atje ku neve ne start kishim përparësi”, tha Gërxhaliu. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)